English

Xhixho: Politika të dëgjojë qytetarët

Tiranë, 8 mars, NOA - Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho e shoqëruar nga dhjetëra të rinj dhe të reja ka zhvilluar sot një tur takimesh derë më derë me gra të njësisë nr.5 duke u uruar atyre festën e 8 marsit.

Gjatë gjithë kohës Xhixho ka mbajtur në dorë kartolina dhe lule të cilat kanë qenë simbolika e urimit nga ana e saj dhe LSI për gratë e kryeqytetit. Gjatë takimeve Xhixho u shpreh se “politika sot ka nevojë për më shumë të dëgjojë qytetarët dhe sidomos ne gratë, sepse gratë kanë shumë për të thëne. Unë besoj tha ajo se vetëm duke dëgjuar dhe bashkëbiseduar me qytetarët në mund të prodhojmë një politikë të dobishme për të gjithë”.

a.k/NOA

KOMENTE