English

Arrestohet 55-vjeçari, përplasi me makinë një këmbësor


Foto ilustruese Shkodër, 9 mars 2011, NOA – Policia e Shkodrës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një 55-vjeçar, i cili përplasi një këmbësor duke udhëtuar me makinën e tij. Kapja e 55-vjeçarit Gjergj Ulaj, banues në fshatin Mali i Jushit pranë Komunës Bushat në Shkodër u realizua pasi ai në aksin rrugor Bushat-Rranxa, duke drejtuar mjetin e tij tip Audi, me targa MZ-JN-352, ka përplasur shtetasin 48-vjeçar H. Q., edhe ky banues në fshatin Mali Jushit.

I dëmtuari ishte duke lëvizur si këmbësor dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë rrugore pas arrestimit të Gjergj Ulaj ia kaluan dokumentacionin e përpiluar Prokurorisë së Shkodrës, e cila e akuzoi 55-vjeçarin për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

mit/NOA

KOMENTE