Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Babica 2”, maska i Vlorës kreu grabitje me dhunë
English

“Babica 2”, maska i Vlorës kreu grabitje me dhunë

Vlorë, 13 Mars 2011 NOA Update – Tjetër arrestim për grabitjen me dhunë të një çifti në Vlorë ku përmes terronit fizik e psikologjik u plaçkitën burrë e grua të pafajshëm.

I arrestuari në kuadër të Operacionit “Babica 2” është Dashamir Gudaj, 41 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Partizani” Vlorë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Prangosja e tij u bë për arsye se më datë 3 mars 2010 rreth orës 22:00 në bashkëpunim me shtetasin Genci Bardhosh Islamaj, 35 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Babicë e Vogël”, të rrethit Vlorë, kanë hyrë të maskuar në banesën e shtetasve Irfane e Myqerem Bushaj, në fshatin “Babicë e Vogël” të Rrethit Vlorë dhe kanë vjedhur nën kërcënimin e armës.

Genci Islamaj ishte arrestuar nga policia e Vlorës më 24 shtator të vitit që shkoi.

Gjatë grabitjes së maskuar, të dyshuarit rrëmbyen me dhunë një aparat telefoni celular të markes “Nokia” dhe tetëdhjetëmijë lekë si dhe disa bizhuteri.

Këta shtetas, gjithashtu nën kanosjen e armës kanë lidhur burrë e grua me mjete rrethanore dhe pasi kanë realizuar vjedhjen janë larguar duke i lënë të lidhur bashkëshortet Irfane e Myqerem Bushaj.

Në momentin e kapjes te ndaluarit iu është kapur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, aparati telefonik tip Nokia”, i vjedhur në banesën e mësipërme.

Policia tha se materialet procedurale iu kaluan prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në kushtet e bashkëpunimit.

a.b/NOA

KOMENTE