Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Balla: Dëbimi i romëve nga njerëz të Berishës dhe Bashës
English

Balla: Dëbimi i romëve nga njerëz të Berishës dhe Bashës

Tiranë, 13 mars, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla e cilësoi largimin 45 familjeve rome nga perfieria e Tiranës dhe djegien e banesave të tyre si një vepër të njerëzve që kanë mbështetjene Kyrministrit dhe Ministrit të Brendshëm.

“Heshtja e qeverisë, e Ministrisë së Brendshme dhe policisë së shtetit mbi dëbimin me armë të familjeve rome flet qartë. Romët u dhunuan e më pas u larguan forcërisht nga njerëz të armatosur të cilët gëzojnë mbrojtjen e Saliut dhe Lulit”, tha ai.

Balla u shpreh se qytetarë të Republikës së Shqipërisë u dëbuan për të çliruar trojet ku Saliu dhe kandidati i tij për Tiranën duan të ndërtojnë pallate me klientelën e pushtetit të tyre.

“Heshtja e qeverisë dhe mos kryerja e detyrave nga forcat e rendit flasin tepër qartë: mjerë kush gjendet apo vendoset midis këtij pushteti në rrugën e tij të vjedhjes së çdo pasurie të shqiptarëve. Si ka mundësi që policia nuk reagon për të marrë në mbrojtje qytetarët të këtij shteti që rrihen, kërcënohen dhe zbohen me armë nga mercenarë|, u shpreh deputeti i PS-së.

Ai theksoi se institucionet shqiptare jo vetëm që nuk i mbrojnë më shqiptarët, po ato i sulmojnë ata. Bala solli në vëmendje dhe demonstratën e dhunëshme ku humbën jetën 4 persona në datën 21 janar. “Ky pushtet vret në mes të bulevardit, të rreh, edhe të zbon nga shtëpia tashmë edhe me mercenarë njëlloj si miku i Saliut, Gadafi. Pikërisht për këtë ky pushtet i zhytur në zullume e krime kundër qytetarëve duhet të largohet menjëherë. Të gjithë duhet të jemi në këmbë në çdo mundësi e moment për ti thënë ndal dhunës së hapur e të fshehtë të shtetit kundër qytetarëve”, tha Balla.

a.k/NOA

KOMENTE