Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia e Tiranës: Berisha e Olldashi e shqyen Kopshtin Botanik
English

Bashkia e Tiranës: Berisha e Olldashi e shqyen Kopshtin Botanik

Tiranë, 13 mars 2011, NOA- Nëpërmjet zëdhënësit të saj Bashkia e Tiranës, iu kundërpërgjigj ministrit të Transporteve Sokol Olldashi, duke thënë se ai vetëm shpif dhe se Kryeministri Berisha grabit.

“Projekti i devijuar i Unazës lidhet me grabitje trojesh, për interesat e Saliut, jo me lejet e Bashkisë së Tiranës. Projekti i Bashkisë së Tiranës, realizuar nga ekspertë ndërkombëtarë, me financim të BERZH-it dhe i miratuar edhe në KRRT nuk e cenon Kopshtin Botanik”, deklaroi zëdhënësi i bashkisë, Florion Serjani.

Sipas tij, projekti i pamiratuar në KRRT, është i Saliut dhe i bërë me ekspertin e grabitjes së rrugëve Sokol Olldashi mbi kokë, të cilët theksoi Serjani, e shqyen Kopshtin Botanik.

Më tej ai tha se, këto dy projekte janë në fakt, dy pasqyra për të parë se kush është Qeveria dhe kush është Bashkia.

a.y/NOA

KOMENTE