English

Berisha “i bie anash” Ditës së Verës në Elbasan

Tiranë, 13 Mars 2011 NOA – Kryeministri Sali Berisha do të jetë nesër në DItën e Verës në Elbasan, por jo për kremtimet zyrtare të festës që organizon Bashkia Elbasan, por për inaugurimin e linjës elektrike Elbasan-Tiranë.

Ambasada italiane konfirmoi sot se ditën e nesërme më 14 mars ora 11.00, ne hyrje te qytetit te Elbasanit, do të inaugurohet linja e re e transmetimit 400 kV Elbasan-Tiranë.

Ambasada sqaroi se në ceremoninë e inaugurimit do te marrin pjese Kryeministri, Sali Berisha, Autoritet vendore, Ambasadori i Italise ne Tirane, Saba D'Elia, dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Aldo Sicignano.

Ndërkohë, burime ende të pakonfirmuara bëjnë të ditur se Berisha pas ceremonisë që do të zhvillohet në dalje të Elbasanit, do të shkojë në qytet, ku do të bëjë një vizitë në panairin e përvitshëm që organizohet në Elbasan me rastin e Ditës së Verës.

Burime nga bashkia Elbasan thanë se në axhendën e tyre nuk ka asnjë aktivitet ku të jetë i përfshirë edhe kryeministri Sali Berisha.

Në fakt një prani e kryeministrit në aktivitetet e kësaj bashkie, do të ishte domethënëse në vigjilje të fushatës elektorale ku kreu aktual Qazim Sejdini është rikonfirmuar si kandidat i PS për mandat të ri, kurse mazhoranca ka vendosur si rival Durim Hushin e LSI, ish prefekt i Elbasanit.

Rreth përurimit të linjes elektrike 400 kV

Ndertimi i linjes elektrike 400 kV dhe i restaurimit te seksioneve 220 kV e 110 kV, per nje gjatësi prej gati 50 km, eshte financuar nga Kooperacioni Italian per Zhvillim nepermjet nje kredi ndihme prej 13 milionë euro. Punimet jane kompletuar nga SAE dy shoqëri italiane liderë botërorë ne sektorin e transmetimit dhe shpërndarjes te energjisë elektrike.

Ndërtimi i linjës eshte pjese e nje programi me te gjere per fuqizimin e sistemit elektrik shqiptar e per integrimin e tij ne rrjetin e transmetimit ballkanik, i financuar nga Kooperacioni Italian per Zhvillim me nje shume prej 90 milionë euro me kredi ndihme. Objektivi strategjik qe i bashkon nderhyrjet e parashikuara nga programi eshte ai i fuqizimit dhe modernizimit te infrastruktures ne vend, ne linje me sa eshte përcaktuar nga procesi i pre-aderimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian.

Prioriteti i ketij investimi eshte te ofroje, me fuqizimin e efikasitetit te sektorit elektrik, nje perspektive konkrete per zhvillimin ekonomik e industrial te vendit.

Linja elektrike Elbasan-Tirane perfaqeson nje infrastrukture strategjike per vendin, e pajisur me kabell te tensionit te larte qe garanton nje humbje me te vogel te energjise elektrike ne rrjet. Ky segment eshte edhe pike takimi i linjes elektrike qe lidh Malin e Zi, Shqiperine dhe Greqine.

e.t/NOA

KOMENTE