Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bogdanoviç: Serbia investime të vazhdueshme në Kosovë
English

Bogdanoviç: Serbia investime të vazhdueshme në Kosovë

Beograd, 13 mars 2011, NOA- Goran Bogdanoviç, ministri për Kosovën në qeverinë Serbe deklaron se po bëhen shumë investime në këtë shtet.

Gjatë një interviste për agjencinë Tanjug ai është shprehur se, “Investimet në Kosovë janë më pak se 250 milionë euro në vit dhe aty llogariten rrogat, pensionet, përfitimet sociale dhe investimet kapitale”.

Sipas tij këto investime janë në pajtim me ligjin dhe, ndryshe nga periudha më parë, tani ato janë nën kontroll të plotë.

Më tej ai shtoi se, jeton në Kosovë dhe nga atje ai ka parë mënyrën se si paratë janë investuar në këto zona.

“Kam dhënë urdhrin e kontrollimit të të gjitha listave të rrogave, investimeve, investimeve kapitale, projekteve që janë financuar dhe do të financohen në këto hapësira”, është shprehur Bogdanoviç duke treguar vendosmërinë e tij për këto investime.

a.y/NOA

KOMENTE