Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Diamanti më i shtrenjtë në botë
English

Diamanti më i shtrenjtë në botë

Londër, 13 mars, NOA - “Cora Sun-Drop” është emri i diamantit më të veçantë dhe më të bukur në botë. Guri i çmuar është 110 karatë dhe sipas ekspertëve nuk ka një çmim për të, pasi është më i rralli në univers.

Diamanti me ngjyrë të verdhë është shfaqur në një ekspozitë të organizuar në “Muzeun e Historisë së Natyrës” në Londër. Ai do të qëndrojë në këtë muze deri në 25 qershor të vitit 2011. Pronari i diamantit është kompania amerikane e argjendarisë, “Cora”. Muzeu i Londrës është dhe vendi i vetëm ku ky diamant mund të shihet dhe admirohet, nën masa të rrepta sigurie.

E veçanta e këtij guri është pikërisht shkëlqimi i ngjyrës së verdhë. Sipas ekspertëve, kjo ngjyrë magjepsëse vjen si pasojë e një përqindje të ulët azoti që ndodhet brenda përbërjes së karbonit.

“Diamant kaq të mëdhenj, më shumë se 100 karatë, dhe me ngjyra kaq magjepsëse, janë të rëndësishëm edhe nga pikëpamja historike, duke qenë se në botë ekzistojnë shumë pak të tillë”, thotë një ekspertë i gurëve të çmuar në muzeun anglez.

Në muze do të paraqiten edhe 296 diamant te tjerë nga e gjithë bota, por “kurorën e bukurisë” e ka marrë “Cora Sun-Drop”.

a.k/NOA

KOMENTE