Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Doganat: Ne iniciuam operacionin e naftës “Virgin”, Prifti shtoi të dhënat
English

Doganat: Ne iniciuam operacionin e naftës “Virgin”, Prifti shtoi të dhënat

Tiranë, 13 mars 2011, NOA- Shërbimi Doganor Shqiptar ka reaguar lidhur me akuzat dhe arrestimet për eksportet e naftës “Virgin”.

Autoritetet doganore deklaruan ditën e sotme se ky proces ka nisur kohë më parë se ish-ministri Dritan Prifti, të jepte këto të dhëna në media.

“Në muajin mars 2010, autoritetet doganore u janë drejtuar strukturave homologe për verifikimin e rasteve të dyshimta. Dhe rezultatet e hetimit u janë vënë në dispozicion në vazhdimësi organeve kompetente”, thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Me këtë reagim bëhet me dije se në lidhje me eksportet shqiptare me destinacion Libinë autoritetet doganore shqiptare, në mungesë të një marrëveshje dy palëshe për asistencë të ndërsjellë administrative në fushën e veprimtarisë doganore, e kanë të pamundur verifikimin e tyre në shtetin libian.

Më tej thuhet se autoritetet Doganore Shqiptare vazhdojnë investigimin për këtë çështje dhe informojnë në vazhdimësi, për çdo rast organet kopetente duke dhënë njëkohësisht dhe një ekspertizë profesionale.

Lidhur me operacionin e fundit te Task-Force, nga ku ranë në prangat e policisë 13 persona, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave deklaron se, rezultatet e arritura në hetimin e kësaj çështje janë mbështetur kryesisht në ekspertizën teknike dhe dokumentacionin e vënë në dispozicion nga Autoritetet Doganore.

a.y/NOA

KOMENTE