Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ende pa marrëveshje, përflitet ndërprerja e dialogut Kosovë-Serbi
English

Ende pa marrëveshje, përflitet ndërprerja e dialogut Kosovë-Serbi

E diel, 13 mars 2011, NOA- Prej afro një jave kanë nisur bisedimet mes përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë.

Ndonëse nuk mund të flitet për ndonjë negociatë të suksesshme, apo për ndonjë përfundim pozitiv të këtij dialogu, ajo që përflitet është ndërprerja e tyre.

Ndërkaq nga ana e dy kryesuesve të delegacioneve Edita Tahiri dhe Borislav Stefanoviç, thuhet se gjatë takimit të parë në Bruksel ka pasur përparime.

Sipas të dhënave paraprake do të jetë vjeshta ajo që do i ndërpresë këto negociata, kjo për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, që pritet të mbahen në atë periudhë.

Sipas të përditshmes kosovare “Expres”, do të jenë ndërkombëtarët dhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian ata që do i japin drejtim këtij dialogu, i cili ka ngjallur kontestime të vazhdueshme në radhët e të dyja palëve.

a.y/NOA

KOMENTE