Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Japonia shkund gjithë botën, Angela Merkel nis verifikimin e centraleve bërthamore
English

Japonia shkund gjithë botën, Angela Merkel nis verifikimin e centraleve bërthamore

E diel, 13 mars 2011, NOA- Tërmeti dhe tsunami me përmasa apokaliptike që goditi Japoninë, sipas mediave botërore mësohet të ketë shënuar mbi 10.000 persona të vdekur.

Ishte stacioni televiziv japonez NHK ai që konfirmoi këtë rast duke shtuar gjithashtu se ky numër pritet të vijë në rritje në bilancin përfundimtar të tragjedisë.

Vetëm në një qytezë në provincën e prekur rëndë Miyagi autoritetet nuk kanë lidhje me gati 10.000 banorë çka llogaritet si një shifër kolosale në raport me banorët e tij.

Ndërkaq raportohet se janë me mijëra qytetarë ata që janë larguar duke mos e marrë vesh se ku kanë shkuar prej frikës së tsunamit.

Numërohen rreth 70 vende në mbarë botën ato që kanë premtuar mbështetje për daljen nga situata ku është përfshirë vendi.

Sipas autoriteteve Japoneze tërmeti mësohet se ka pasur një magnitudë 8.9 të shkallës Richtrer.

Ndërkaq edhe shpërthimi që ndodhi në centralin bërthamor japonez Fukushima ka vënë në lëvizje njëra pas tjetrës të gjitha vendet e botës për të kontrolluar sigurinë e centraleve bërthamore.

E para ka qenë Kancelaria Gjermane Angela Merkel, e cila i hodhi poshtë kërkesat për ta marrë mbrapsht vendimin e qeverisë për zgjatjen e kohës së shfrytëzimit të centraleve bërthamore siç ishte parashikuar me mesatarisht dymbëdhjetë vjet.

Pas një takimi krize në Berlin kryetarja e Partisë Demokristiane paralajmëroi verifikimin e standardeve të sigurisë të të gjitha centraleve bërthamore gjermane.

Ministri i mjedisit Norbert Röttgen tha, se ngjarjet në Japoni bënë të qartë, se duhen krijuar mundësisht shpejt alternativa gjithëpërfshirëse në furnizimin energjetik, theksoi Rottgen.

Ka qenë pikërisht pasoja e tsunamit Japonez ai që po shkund shtetet e botës për të kontrolluar defektet e centraleve bërthamore, në mënyrë që të evitohen tragjedi të mundshme.

a.y/NOA

KOMENTE