Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri i Japonisë: Tsunami, përvoja më e keqe që nga lufta
English

Kryeministri i Japonisë: Tsunami, përvoja më e keqe që nga lufta

E diel, 13 mars 2011, NOA- Kryeministri i Japonisë Naoto Kan, gjatë ditës së sotme ka bërë një bilanc lidhur me pasojat e tsunamit që shkatërroi një pjesë të madhe të vendit.

“Japonia po përjeton përvojën më të keqe gjate 50 viteve të fundit, por unë ju bëj thirrje të bashkohemi të gjithë për të rindërtuar një Japoni të re. Ky është momenti më i vështirë që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh Kan. Më tej ai shtoi se është bërë e mundur shpëtimi i afro 12 mijë njerëzve deri në ditën e sotme duke vijuar më tej me operacione të tjera.

Kryeministri Naoto Kan, njoftoi gjithashtu për dyfishimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit nga 50 mijë në 100 mijë persona.

Ndër të tjera ai theksoi se rivendosja e energjisë elektrike të humbur gjatë tërmetit është e pamundur të paktën edhe për disa ditë të tjera. a.y/NOA

KOMENTE