Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meteorologjia Japoneze konfirmon: Tërmeti më i fuqishëm në historinë e vendit
English

Meteorologjia Japoneze konfirmon: Tërmeti më i fuqishëm në historinë e vendit

Tokio, 13 mars 2011, NOA- Tërmeti i cili provokoi tsunamin në Japoni është konsideruar më i madhi në historinë e vendit.

Ky fakt konfirmohet nga agjencia meteorologjike Japoneze, e cila bëri të ditur se tërmeti që goditi pjesën verilindore të vendit, ishte i fuqisë 9 ballë i shkallës Rihter.

Sipas kësaj agjencie, ky është tërmeti më i madh në vend dhe i pesti në botë, për fuqinë e tij goditëse dhe dëmet e shkaktuara.

“Sot po ju bëjmë të njohur se forca e tërmetit nuk ishte 8,9 por 9 shkallë Rihter. Ky tërmet i fuqishëm goditi tre herë në mënyrë të njëpasnjëshme”’ tha Drejtori i Agjencisë metereologjike të Japonisë Takashi Yokota.

Ekspertët sqarojnë më tej se forca shkatërrimtare e tsunamit nuk vjen nga lartësia e dallgëve, por nga sasia e ujit që përpin gjithçka kur uji vërshon dhe më pas kur kthehet përsëri në det.

Ndërkaq njerëzit e tronditur përballen me katastrofën, qindra-mijëra të tjerë janë shpallur të zhdukur, duke rritur kështu edhe më shumë përmasat e goditjes-fatale të tsunamit që përpiu dhe zhduku qytete dhe njerëz në përmasa tragjike.

a.y/NOA

KOMENTE