Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Njerëzit janë injorantë në shtrat, ja çfarë do të ndodh me seksin”
English

“Njerëzit janë injorantë në shtrat, ja çfarë do të ndodh me seksin”

Berlin, 13 mars, NOA - Rreth 50 vite pas revolucionit seksual në vendet perëndimore, një prej protagonistëve të lëvizjes rinore të asaj kohe, thotë se njerëzit janë ende injorantë në fushën e seksit. Seksologu gjerman, Volkmar Sigusch, një prej mendimtarëve që hodhi në teori atë që ndodhte në vitet ’60 të shekullit të kaluar, deklaron se raca njerëzore ende vuan nga mitet dhe nga tradita në marrëdhëniet në çift.

Në një intervistë për gazetën “Der Spigel”, ai shpjegon se çfarë ka ndodhur me seksualitetin gjatë këtyre viteve. Një temë, që siç thotë njeriu që 30 vite të jetës ja ka kushtuar kësaj fushe, ka ende paragjykime edhe në vendet e zhvilluara. Duke folur për të ardhmen e seksualitetit te njerëzit, profesori deklaron se bazat e shoqërisë nuk do të ndryshojnë shumë, por ato po shkojnë drejt një forme më të rafinuar të poligamisë, ose siç e quan ai, “Polyamory”, që nënkupton një lidhje zyrtare, ose martesë, por njëherazi shumë marrëdhënie të hapura me të tjerët.

“Nuk do të ketë forma të tjera përveç martesës tonë klasike. Një gjë tashmë po përvijohet në horizont: polyamory, ose të pasurit më shumë sesa një partner intim. E thënë thjesht, ju jeni i martuar me një grua, e cila nuk ka kundërshtim kur një grua tjetër bashkohet në çift. Më pas ajo sjellë të dashurin e saj. Në këtë moment ti e kupton që nuk bëni dot pa njeri-tjetrin dhe se dashuron më shumë se një person. Pra do dashurojmë më shumë sesa një person në të njëjtën kohë”, thotë profesori.

Në lidhje me tradhtinë , Volkmar Sigusch, thotë se edhe çiftet më besnike, një herë në 13 vite, mund të kenë probleme me tradhtinë dhe provojnë aventura të momentit.

“Ne jemi ende injorantë në lidhje me seksin. Ne flasim shumë, por jo gjëra thelbësore dhe duke folur shumë rrezikon ta shkatërrosh atë”, thotë ai. Sipas tij nga njëra anë çiftet flasin shumë dhe nuk i njohin dëshirat e tyre dhe nga ana tjetër nuk flasin fare.

Volkmar Sigusch, shton se duhet të ruhet intimiteti dhe ato pika që shkaktojnë me shumë zjarr në çift, të folurit shpesh dhe pa thelb sipas tij e bën banale marrëdhënien.

Ndërsa shton se “kur bëhet fjalë për seksin, njerëzit pëlqejnë që të gënjejnë. Vetëm kur flitet për paratë ata nuk gënjejnë më”.

Duke folur për përvojën e në fushën e tij, Sigusch thotë se ka mbetur i mahnitur nga dashuria që kanë për objektet. “Ka gra që bien në dashuri me objektet, një makinë e bukur, apo diçka e ngjashme. Ashtu siç ka edhe burra që mahniten në një sallon automobilash; sy të skuqur, të dridhura dhe shenja të tjera që njeriu i ka kur kërkon të bëjë seks”, thotë ai.

a.k/NOA

KOMENTE