Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit, 14 Mars 2011
English

Parashikimi i motit, 14 Mars 2011

Tiranë, 13 mars, NOA – Dita e nesërme do të shoqërohet me kohë të kthjellët në pejsën e parë të saj dhe me vranësira në orët e pasdites.

Sipas MeteoAlb, mëngjesi i ditës së hënë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat e ulta dhe ato bregdetare ndërsa në zonat malore vranësirat do të jenë më të dendura, por nuk do të mungojnë dhe intervalet me kthjellime. Në mesditë i gjithë territori shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët.

Në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të jenë të pranishme në të gjithë vendin, ku më të dendura paraqiten në zonat jugore dhe jugperëndimore. Në mbrëmje dhe gjatë natës vranësirat do të jenë të pranishme në të gjithë territorin shqiptar, sidomos në Vlorë dhe Sarandë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rritje në vlerat minimale, ndërsa mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave në të gjithë territorin e vendit.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim Jugperëndimor,ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon do të jetë 2 ballë.

Europa

Jugperëndimi i kontinentit do të dominohet nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore herë pas here të shoqëruar me stuhi të forta ere, në Portugali dhe Spanjë. Po ashtu vranësira dhe reshje shiu e dëbore do të jetë rajoni i Mesdheut, por intensiteti i tyre do të jetë i dobët.

Sërish gadishulli i Ballkanit do të karakterizohen nga mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, përjashtuar një pjesë të Greqisë dhe Turqinë të cilat do të jenë me vranësira dhe shira të dobët. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, pasi kthjellimet do të jenë dominuese.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Portugalia do të rrezikohet nga reshje shiu dhe stuhi ere. Po ashtu është Spanja rrezikohet nga stuhi të forta ere dhe dallgëzim të lartë, ndërsa Skandinavia alarmon erë të fortë dhe ngrica në akset rrugore.

a.k/NOA

KOMENTE