Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 13 mars 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 13 mars 2011

Tiranë, 13 mars, NOA – Gazetat e sotme kanë si argument kryesor arrestimet në lidhje me skandalin e naftës. Ato pasqyrojnë një dokument që flet për bisedat e zhvilluara në telefon mes biznesmenëve që drejtonin këtë kontrabandë dhe shoferëve të mjeteve që transportonin naftën.

Ndërkohë që po për këtë argument gazetat zbulojnë dhe lidhjet që ekzistojnë mes biznesmenëve të arrestuar dy ditë më parë dhe njerëzve me pushtet në politikë.

E përditshmja “Shekulli” ka si titull kryesor në numrin e sotëm, “Miliona nga mashtrimi në treg, por edhe 20 për qind rimbursim nga shteti për eksportet false”, i cili flet për kontrabandën e naftës dhe arrestimet e fundit.

“Elezaj, vizitor i shpeshtë në zyrën e Agron Kuliçit”, është një tjetër titull që lidhet me një prej të arrestuarve dhe marrëdhëniet e tij më drejtuesin e policisë.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “A po përdoren në ‘Big Bordher’ kontraceptivët?”, “Një udhëtim nëpër Tropojë me listë zgjedhësish në duar”.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor të ditës së sotme kontrabandën e naftës “Bisedat për naftën, zbardhen përgjimet e bostive të naftës”, i cili flet për bisedat e regjistruara mes biznesmenëve dhe shoferëve, që kryenin transportet e naftës, në lidhje me qëndrimet do që do të mbanin para organit të akuzës.

Sërish në lidhje e këtë argument është edhe fotoja kryesor e kësaj gazete e cila pasqyron mënyrën e kontrabandës së naftës. “Skema e kontrabandës, 17 mijë tonë naftë e dedikuar për eksport në tregun shqiptar”.

“Apokalipsi në Japoni, jepet alarmi pas shpërthimit të bërthamorit”, është një tjetër artikull i kësaj gazete”.

E përditshmja “Shqip” ka si argument kryesor titullin “Fushata hap vende të lira në administratë”, i cili flet për vendet vakante dhe konkurset e shpallura nga administrata për vende pune.

Një tjetër argument kryesor i gazetës është dhe hetimi për kontrabandën e naftës. “ Në pranga edhe transportuesit e naftës”, është titulli që pasqyron këtë lajm.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete;

“Spahiu: Po zbulojmë ajsbergun e falsifikimeve”, “Japonia pas cunamit në fatkeqësinë e ferrit bërthamor”, “Amnistia rrezikon mos pagimin e taksave”, “Kasmi: Ku duhet të ndryshojë Kodi i Procedurës penale”, “Gazsjellësi, Haxhinasto lobon në Azerbajxhan, por refuzohet”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor të ditës së sotme atë me titull “Dalin përgjimet e naftës”, i cili flet për bisedat mes biznesmenëve të përfshirë në skandal dhe shoferëve të arrestuar dje nga policia.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Një tjetër skandal për leje inertesh”, “Servet Pëllumbi firmos peticionin, s’është emergjente regjistrimi i popullsisë”, “Farmacitë: Qeveria po na vjedh me TVSH-në”

Gazeta “Koha Jonë” ka sy argument kryesor deklaratat e kryeministrit Sali Berisha. “Berisha: Më 8 maj Rama humb Bashkinë e Tiranës”, i cili pasqyron deklaratat e kreut të qeverisë në takimin e djeshëm në qytetin e Fierit.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Rama: Berisha po privatizon pasurinë ë shqiptarëve”, “Jeta e natës në ish-bllok, si policia e mban nën frerë”, “Pas 7 vitesh gjendet Klaudia dhe nëna e Elonës”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e DIEL, 13 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE