Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Vreri i Ramës merr fund në 8 maj, kur ne të inagurojmë mijëra rrugë e tunele të reja
English

PD: Vreri i Ramës merr fund në 8 maj, kur ne të inagurojmë mijëra rrugë e tunele të reja

Tiranë, 13 mars 2011, NOA- Partia Demokratike nëpërmjet një njoftimi për mediat reagon lidhur me akuzat e selisë rozë.

Sipas selisë blu, ditën e sotme Rama, nxorri në tregun mediatik vrerin e radhës të akuzave, shpifjeve dhe trillimeve, kundër arritjeve në ndërtimin e infrastrukturës moderne në Shqipëri.

“Njeriu që shpalli korridorin e kombit që bashkon Shqipërinë me Kosovën si “rrugën e asgjëkundit”, që kundërshtoi me egërsi të paparë tunelin dhe autostradën që bashkon Tiranën dhe Elbasanin, sot sulmon ndërtimin e rrugëve rurale dhe inaugurimin dje të 28 km rrugë që lidhin komunat Strumë, Zharsë, Kuman me Fierin dhe Beratin, dhe u shërbejnë rreth 15 mijë banorëve të njërës prej zonave bujqësore më të fuqishme të vendit e që në të vërtetë ka një gjatësi mbi 2 herë më të madhe se të gjitha rrugët e asfaltuara këto 4 vite në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, të marra së bashku nga shoku Rama”, thuhet në deklaratë.

Nëpërmjet kësaj përgjigje, Partia Demokratike i drejtohet Ramës duke thënë se, shpifjet, trillimet dhe akuzat do të marrin përgjigjen e merituar më 8 maj, ndërsa Partia Demokratike dhe Qeveria do të inagurojë me mijëra kilometra rrugë e tunele në të gjithë Shqipërinë.

a.y/NOA

KOMENTE