Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia: Doganieri dhe biznesmenët kaluan pa doganë mallrat e importuar
English

Policia: Doganieri dhe biznesmenët kaluan pa doganë mallrat e importuar

Tiranë, 13 mars 2011, NOA-(Update) Policia e Tiranës pak më parë reagoi lidhur me arrestimin e kryer ndaj një doganieri dhe dy biznesmenëve të cilët akuzohen për kalim të mallrave kontrabandë.

Sipas deklaratës së dhënë për mediat nga policia bëhet e ditur se u arrestuan, Fitim Basri Mezini, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Doganier i Kontrollit Fizik në Degën e Doganës Tiranë, Huzri Ramadan Hoxha, 49 vjeç, banues në Fushë-Mëzez ,Tiranë me detyrë administrator i shoqërisë “Pro Gips”, SH.P.K dhe Gëzim Halit Alushi, 41 vjeç, banues në Tiranë, tregtar i një subjekti privat.

Drejtoria e Policisë së Tiranës konfirmon se arrestimi i këtyre shtetasve, u krye pasi gjatë procedurave të importimit të një kontenieri me konfeksione nga shteti i Kinës, dyshohet se kanë kaluar kontrabandë nëpërmjet degës së Doganës Tiranë, rreth 40 % të sasisë së mallrave të importuara.

Më tej sqarohet se nga hetimet e kryera deri më tani, ka rezultuar se këto dy subjekte, zërat e mallrave të importuara nuk përputheshin me mallrat e zhdoganuara, si në sasi të mallrave ashtu edhe në vlerë të tyre.

Ndërkaq uniformat blu gjatë këtij operacioni sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një kontenier me konfeksione veshjesh dhe dy automjete me targa “TR 5771 S” dhe “TR Tre personat e arrestuar pritet të ndiqen penalisht për veprat e “Kontrabandës me mallra të tjera”, dhe “Kontrabandës nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

Nga ana e policisë dhe nga strukturat Kundër Krimit Ekonomik Financiar, po vazhdojnë hetimet mbi të tjerë persona të implikuar në këtë veprimtari të kundraligjshme.

a.y/NOA

KOMENTE