Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia vë mbas hekurave 1 doganier dhe 2 biznesmenë, kalonin mallra kontrabandë
English

Policia vë mbas hekurave 1 doganier dhe 2 biznesmenë, kalonin mallra kontrabandë

Tiranë, 13 mars 2011, NOA- Pak minuta më parë sektori kundër krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka arrestuar një doganier dhe dy biznesmenë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA se, pas një operacioni të nisur pak kohë më parë, misioni është kurorëzuar me sukses, pasi në prangat e policisë ka rënë doganieri Fitim Mezini, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Dy biznesmenët të cilët janë ndaluar bashkë me doganierin, po tentonin të fusnin drejt Shqipërisë konfeksione kontrabandë, të cilat vinin nga Kina.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se dy biznesmenët mbajnë emrat Huzri Hoxha dhe Gëzim Malushi, të cilët akuzohen për kontrabandë mallrash. Pak më vonë pritet që policia e Tiranës të zyrtarizojë nëpërmjet një deklarate arrestimin e tyre, të saktësoj akuzat që rëndojnë mbi ta dhe detajet e operacionit.

a.y/NOA

KOMENTE