Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rreziku bërthamor në Japoni, largohen 170 mijë njerëz
English

Rreziku bërthamor në Japoni, largohen 170 mijë njerëz

Fukushima, (Japoni), 13 mars, NOA - Mijëra njerëz janë larguar nga Fukushima, pas shpërthimit të centralit bërthamor. Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka ngritur fuqinë e tërmetit të së premtes në magnitudën 9, duke e bërë atë tërmetin më të fortë që ka ndodhur ndonjëherë.

Sipas raporteve të agjencive, numri i konfirmuar i të vdekurve nga tërmeti dhe cunami pasues në Japoni është rreth 900.

Zyrtarët shprehin drojën nga rrjedhja e materieve radioaktive në uzinat e energjisë, pasi është dëmtuar edhe një sistem ftohës dhe sistemet e rrezatimit tanimë kanë kaluar limitet ligjore.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore, e cila mbikëqyret nga Kombet e Bashkuara, tha se mbi 170 mijë njerëz janë evakuuar nga rajoni.

Lidhur me gjendjen e reaktorit të dytë, shefi i kabinetit, Juko Edano, tha: “Dua t’ju tregoj për reaktorin Numër Tre. Kemi supozuar se do të kishte një shans për të, por funksioni i furnizimit me ujë të reaktorit ka ndaluar. Aktualisht jemi duke punuar në shpëtimin e tij”.

Sipas agjencisë bërthamore të Japonisë, aksidenti atomik në Fukushima ka qenë i nivelit 4 në shkallën prej 1 deri në 7.

NOA/RFE

KOMENTE