Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Socialistët e qytetarët apel qeverisë: Ndal masakrës ndaj Kopshtit Botanik
English

Socialistët e qytetarët apel qeverisë: Ndal masakrës ndaj Kopshtit Botanik

Tiranë, 13 mars 2011, NOA- Kopshti Botanik në kryeqytet është vënë sërish në qendër të vëmendjes së mbrojtësve të mjedisit.

Qytetarë nën drejtimin e deputetëve të Partisë Socialiste kanë protestuar kundër prishjes së Kopshtit Botanik.

Deputeti socialist Besnik Baraj është shprehur se, “Ky është një krim intelektual dhe mjedisor që duhet ndaluar me çdo kusht. I bëjmë thirrje Berishës ta ndalojë këtë masakër”.

Nga ana e tij Shalsi u shpreh se, banda e kusarëve i është sulur Kopshtit Botanik dhe sipas tij kjo tregon hipokrizinë e Kryeministrit Berisha i cili flet për mjedisin dhe më pas e sulmon atë.

“Kjo është një pasuri e ndërtuar ndër vite nga profesorë dhe studentë të shkencave të Natyrës. Duhet t’i zmbrapsim dhe t’i ndalim me çdo mënyrë këta njerëz që nuk njohin tjetër gjë veç etjes për pushtet dhe para. Nuk duhet të lejojmë cungimin e kësaj pasurie kombëtare”, deklaroi deputeti socialist

Kjo protestë vjen pasi projekti i Unazës së Madhe i qeverisë parashikon prishjen e një pjese të këtij kopshti, dhe për të kundërshtuar këtë vendim, qytetarët prej disa ditësh kanë nisur protestat.

Kopshti Botanik konsiderohet si njëra nga mushkëritë e Tiranës.

a.y/NOA

KOMENTE