Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohen 103 mijë paketa cigaresh kontrabandë
English

Zbulohen 103 mijë paketa cigaresh kontrabandë

Iraklios, Greqi 13 Mars 2011 NOA – Një sasi e konsiderueshme cigaresh kontrabandë, kryesisht të markës Marlboro, u zbulua nga policia greke, e cila bën përgjegjës një shtetas shqiptar dhe e ka arrestuar atë.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se një shqiptar 38 vjeç është arrestuar në portin detar të Iraklios, në lokalitetin Lithopotu, provincë e Serres.

Shefi i Policisë së Serres, Stefanos Mandhalu, tha se të dyshuarit iu gjet një furgon ku kishte 103 mijë e 400 paketa cigare të cilat ishin pa pulla fiskale dhe ishin kaluar kontrabandë.

Hetimi nxori se cigaret ishin prodhuar në Greqi dhe po transportoheshin për në Bullgari. Edhe fugoni ishte prone e nje shtetasi bullgar.

e.t/NOA

KOMENTE