Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Baraj: Protesta e PS, nesër në Gërdec
English

Baraj: Protesta e PS, nesër në Gërdec

Tiranë, 14 mars, NOA – Partia Socialiste do të organizojë protestën e saj jo në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, por në Gërdec, vendin ku tre vite më parë ndodhi shpërthimi i depos së municioneve.

Deputeti i PS-së, Besnik Baraj ftoi sot qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen protestës nesër në orën 17.00 në Gërdec, në kujtim të trevjetorit të humbjes së jetës së 26 shqiptarëve të pafajshëm dhe plagosjes së qindra të tjerëve.

“26 të vrarë e 300 të plagosur, e qindra familjarë që ende vajtojnë humbjen e të afërmve të tyre, dhe për të gjitha këto fajin e ka Saliu njësoj si t’i kishte vrarë e plagosur ata qytetarë të pafajshëm me dorën e tij. Prandaj nesër, në përvjetorin e tretë të tragjedisë në ora 17:00 shqiptarët do të protestojnë në Gërdec në kujtim të viktimave dhe për t’i thënë kurrë më regjimit vrastar të Saliut”, tha Baraj.

Ai u shpreh se kjo tragjedi do të kujtohet si vepra e bërë nga kryeministri dhe njerëzit e afërm të tij.

“26 të vrarë e 300 të plagosur, kjo ishte kostoja në jetë njerëzish e atyre miliona eurove që fuste në xhep familja e Sali Berishës, ministri i Sali Berishës dhe oborri i Sali Berishës, ndërkohë që viktimat e kësaj tragjedie, shumë prej tyre fëmijë të mitur, detyroheshin të punonin në fabrikën e vdekjes për bukën e gojës”, tha Baraj.

Baraj u shpreh se kjo tragjedi ishte për faj të kryeministrit Sali Berisha. “Ishte Saliu ai që kërcënoi, shantazhoi e shkatërroi procesin e hetimit dhe gjykimit të Gërdecit, për të shpëtuar të birin dhe ministrin që e mbante peng tek i biri. Prandaj nesër, kur mbushen plot tri vjet nga shpërthimi që mori 26 jetë burrash, grash e fëmijësh, shqiptarët do të protestojnë në Gërdec për të kërkuar drejtësi për t’i thënë kurrë më regjimit vrastar të Saliut. Nesër, e martë 15 mars, në orën 17:00 në Gërdec”, tha Baraj.

a.k/NOA

KOMENTE