Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2011
 

Lajmet e datës 14 Mars 2011

  • Arrestohet Damian Bollano për pakot-bombë ndaj Berluskonit e Merkel Athinë, 14 Mars 2011 NOA – Së bashku me pesë persona të tjerë, shtetas grekë, është vënë në prangat e policisë greke dhe Damian Bollano, shqiptari nga Tepelena i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra terroriste dhe krime të tjera në vendin fqinjë.
  • Ekzekutohet një i ri shqiptar në Athinë Athinë, 14 Mars 2011 NOA – Një i ri shqiptar mbeti i vrarë sot pasi u qëllua gjatë një atentati me armë në një kateteri në kryeqytetin grek Athinë.
  • Greqi, arrestohen 6 të dyshuar për terrorizëm Athinë, 14 Mars 2011 - Autoritetet e Greqisë kanë arrestuar gjashtë persona, tre nga të cilët dyshohen se i përkasin grupit që kreu sulme me pakot bombë në ambasadat në Athinë.
  • Presidenca përgënjeshtron: Presidenti Pacolli nuk përmendi fjalën komplot Prishtinë, 14 mars 2011, NOA - Zyra e shtypit e Presidentit të Kosovës përgënjeshtron titullin e publikuar sot në 14 mars nga portali Koha.net: që shkruan se “Pacolli paralajmëron ndryshimin e Kushtetutës, akuzon mediat për komplot”.
  • Napolitano fton Pacollin të vizitojë Italinë Prishtinë, 14 mars 2011, NOA - Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano i ka dërguar një ftesë zyrtare Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli për të vizituar Italinë dhe për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të 150-vjetorit të formimit të Italisë së bashkuar, festës kombëtare të Italisë që do
  • Thaçi kërkon të shmangen barrierat që po pengojnë lidhjet me Bosnjën Ankara, 14 mars 2011 NOA – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një takim miqësor me z.Bakir Izetbegoviq, anëtar i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës.
  • Thaçi, me Erdogan: Kosovën e keni ndihmuar shumë Në kuadër të Samitit Botëror të Liderëve të Ndryshimeve, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
  • Save the Children: 70 mijë fëmijë të zhvendosur janë në rrezik Tokio, 14 mars 2011, NOA – Organizata botërore për mbrojtjen e fëmijëve “Save the Children” lëshon alarmin për zhvendosjen e të paktën 70 mijë fëmijëve në Japoni për shkak të tërmetit të fuqishëm dhe më pas cunamit që goditi ishullin japonez të premten.
  • Parashikimi i motit për 15 mars 2011 Tiranë, 14 Mars 2011 NOA - Moti i paqëndrueshëm do te na shoqërojë edhe gjate ditës se marte ne te gjithë territorin shqiptar. Vranesira te dendura do te kete ne veri-veriperëndim te vendit te cilat do te shoqërohen me shira te dobet e lokale ndersa e gjithe pjesa tjeter do te dominohet nga
  • KE, Barroso: Jemi tejet të preokupuar për Japoninë Romë, 14 mars 2011, NOA – Tri ditë pas tërmetit dhe cunamit që goditi Japoninë Presidenti i Komisionit Europian José Manuel Durao Barroso shprehu hidhërimin e thellë për popullin japonez dhe viktimat.
  • Tokio i kërkon ndihmë SHBA-ve për të shmangur një tjetër Çernobil Tokio, 14 mars 2011, NOA – Pas goditjeve të forta të tërmetit apokaliptik të së premtes në Japoni, por edhe lëkundjeve të sotme sizmike me magnitudë 6.
  • Policia flet për vrasjen e të burgosurit në Shkodër Shkodër, 14 mars 2011, NOA – Policia e Shkodrës ka ngritur një grup hetimor i cili edhe aktualisht gjendet në vendin e ngjarjes ku mbeti i vrarë sot një i dënuar që kishte dalë me leje provizore.
  • Pamje rrëqethëse të shfarosjes së qyteteve në Japoni Sendi, 14 mars 2011 NOA – Pamjet që shihni i përkasin filmimeve satelitore dhe datojnë sot më 4 prill 2011 në gjendjen që janë dhe datën 12 mars 2011, rreth tre javë para se të ndodhte cunami që përfshiu një pjesë të mirë të Japonisë.
  • Idrizi: Rikthimi i Ikonomus akt më i rëndë se thëniet shoviniste Fier, 14 mars 2011, NOA - Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi në një takim me qindra simpatizantë të PDIU-së, në qytetin e Fierit kërkoi publikisht largimin e konsullit grek të Korçës, Theodhoros Ikonomus, i cili pak javë më parë deklaroi pa kurrfarë ngurimi diplomatik
  • AMC bëhet pjesë e festimeve të Ditës së Verës Elbasan, Tiranë, 14 mars 2011, NOA – Kremtimit të Ditës së Verës në Elbasan e Tiranë i është bashkuar edhe kompania e telefonisë celulare AMC. Në këtë festë një prej festave më popullore në vendin tonë, që sipas besimit të vjetër pagan shënon fundin e dimrit dhe fillimin e ditëve të ngrohta, AMC
  • Berisha: Rikonsideroni qëndrimin për aministinë fiskale Elbasan, 14 mars 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha garantoi nga qyteti i Elbasanit ku shkoi për të kremtuar Ditën e Verës se qeveria e tij mbetet një qeveri e taksave të ulta.
  • Akuza: Manipulim me listat zgjedhore “Listat zgjedhore nuk janë pastruar, qeveria VMRO-DPMNE dhe BDI manipulojnë” Shkup, 14 Mars 2011 NOA/ Zulejha Ramadani - Ministria e Drejtësisë dje doli me informatë se ka pastruar listat zgjedhore edhe për periudhën 1950-1980 dhe se janë konstatuar gjithsej rreth 20.
  • Selmani: Demokracia e Re s’ka plan për bojkotim zgjedhjesh Intervistë e kryetarit të Demokracisë së Re, z. Imer Selmani për radio Evropa e Lirë Shkup, 14 Mars 2011 - Demokracia e Re nuk ka miratuar asnjë vendim mbi bojkotimin e zgjedhjeve, ne jemi të gatshëm dhe dëshirojmë që të ketë zgjedhje sa më shpejtë që të jetë
  • Rama: Dita e Verës, pranverë shprese për shqiptarët Tiranë, 14 mars 2011, NOA – “Ju uroj të gjithëve gëzuar këtë ditë vere dhe në radhë të parë të gjithë atyre që vuajnë, të gjithë atyre që përballen me varfërinë e papunësinë, të gjithë atyre që përballen me ankthin e çmimeve që rriten përditë, ndërkohë që fuqia e lekëve bie përditë”.
  • Shqipëria në sytë italianë Aurel Plasari Që “Shqipëria një dhe njëmijë” është libër i një shkrimtari kontrovers, aq më mirë. Aq më mirë edhe ngase ky shkrimtar kontrovers është vetë Indro Montanelli zëmadh: gazetar ndër më të zotët, historian ndër më të shquarit jo vetëm italianë, por edhe europianë
  • Ekzekutohet në Shkodër 46-vjeçari Kurmemaj, dyshohet për gjakmarrje Shkodër, 14 mars 2011, NOA – Gjakmarrja duket të ketë tronditur rishtas qytetin e Shkodrës. Vetëm pak minuta më parë një 46-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në një nga lagjet e qytetit.
  • Kryeministri: Tiranë-Elbasan, rruga e re gati pas 18 muajsh Elbasan, 14 Mars 2011 NOA - Në Elbasan, qytetarët presin me padurim të përurohet fillimi i punimeve të një prej veprave më monumentale në historinë e këtij vendi, deklaroi sot nga ky qytet Sali Berisha, kryeministër i vendit, gjatë vizitës për Ditën e Verës, vizitë ku nuk u shoqërua nga pushteti vendor
  • Berisha takohet me qytetarët Ditën e Verës në Elbasan Elbasan, 14 Mars 2011 NOA - Kryeministri Sali Berisha ishte për të festuar Ditën e Verës në qytetin e Elbasanit, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij znj.
  • Kryeministri: Tempulli i Ditës së Verës jo ndërtesë me kolona... Elbasan, 14 mars 2011, NOA – “Shqiptarët e festojnë Ditën e Verës në të gjitha trojet ku ata ndodhen, por festa kulmon këtu në Elbasan”. Ky lajtmotiv e ka çuar në Ditën e Verës, ditën që simbolizon ardhjen e stinës së ngrohtë dhe blerimin e pemëve e pjellorinë, kryeministrin Sali Berisha drejt Elbasanit
  • Lançohet plani operativ “Java e sigurisë - mars 2011” Prishtinë, 14 mars 2011, NOA – Me synimin për të reduktuar dhe parandaluar aksidentet rrugore policia e Kosovës ka ndërmarrë një sërë masash të përfshira në një plan të tërë sigurie.
  • Urgjent – Berisha shpall Lulzim Bashën kandidat për Bashkinë e Tiranës Elbasan, 14 Mars 2011 NOA – Kandidati i vetëm i mazhorancës për kreun e bashkisë së Tiranës është ministri aktual i Brendshëm, Lulzim Basha.
  • Kapet hajduti i motorrave, pas 21-vjeçarit kërkohen bashkëpunëtorët Tiranë, 14 mars 2011, NOA – Bie në prangat e policisë së kryeqytetit një 21-vjeçar, i cili dyshohet se në bashkëpunim me disa persona kanë vjedhur disa motorra të tipit Piaggio në zona të ndryshme të Tiranës.
  • Vidhnin çanta e varëse me dhunë, arrestohen 5 të mitur Tiranë, 14 mars, NOA - Një grup vjedhësish të mitur janë arrestuar dje në Tiranë. Sipas policisë së Tiranës janë 5 të mitur të moshës 12 deri në 16 vjeç, të cilët kanë kryer disa grabitje në zona të ndryshme të kryeqytetit.
  • Stabilizohen reaktorët bërthamor në Japoni Japoni, 14 mars, NOA - Media japoneze njoftojnë se elementi ftohës ka avulluar dhe shufrat bërthamore mund të jenë ekspozuar dhe mund të shkrihen në një central bërthamor në Japoninë veriore të goditur rëndë nga tërmeti.
  • Libia, amniston dezertorët Libi, 14 mars, NOA - Televizioni shtetëror i Libisë tha se ushtarët që kanë dezertuar te kryengritësit që luftojnë për ta përmbysur Moamer Gadafin do të falen nëse u dorëzohen forcave qeveritare.
  • PS: Firmat e kontrabandës së naftës, sponsorizuese të PD Tiranë, 14 mars, NOA – Partia Socialiste ka akuzuar kreun e qeverisë për përshirje në kontrabandën e naftës. Deputeti i PS-së, Taulant Balla tha sot se firmat që kanë kryer kontrabandë janë të njohura si sponsorizuese të Partisë Demorkatike.
  • Baraj: Protesta e PS, nesër në Gërdec Tiranë, 14 mars, NOA – Partia Socialiste do të organizojë protestën e saj jo në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, por në Gërdec, vendin ku tre vite më parë ndodhi shpërthimi i depos së municioneve.
  • Aksident në Kavajë, vdes një 30-vjeçare Kavajë, 14 mars, NOA – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në aksin rrugor Durrës-Kavajë. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Durrës raporton se ngjarja ka ndodhur në aksin nacional, në afërsi të qytetit të Kavajës.
  • PS: Të reagojë OSBE, nuk ka zgjedhje në këto kushte Tiranë, 14 mars, NOA – Partia Socialiste ka kërkuar sot ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar që asiston procesin zgjedhor në vend, për të rregulluar mangësitë e vëna re deri më sot.
  • Familja perandorake në Japoni mbetet pa drita Japoni, 14 mars, NOA - Familja perandorake në Japoni ka kërkuar që rezidenca e tyre të mos trajtohet më me përparësi, sesa banesat e qytetarëve të thjeshtë në lidhje me energjinë.
  • Japoni, reaktori i tretë i centralit atomik, pa ftohje Japoni, 14 mars, NOA - Drejtuesit e centralit atomik për prodhimin e rrymës elektrike, që ishte dëmtuar nga tërmeti masiv i së premtes dhe cunami në Japoni, thonë se sistemi i ftohjes i reaktorit të tretë ka dështuar.
  • Kriza politike, agjencitë financiare ulin vlerësimin për Shqipërinë Nju Xhersi, (SHBA), 14 mars, NOA – Kriza politike dhe trazirat e datës 21 janar kanë bërë që kompanitë perstigjoze të matjes së riskut financiar të ulin në disa pikë vlerësimin për Shqipërinë.
  • Vlerat tona/ Ditëvera “dibrane“ në Salaminë … Nga Abdurahim Ashiku* - Dita e Verës është një festë mbarëkombëtare, ditë që festohet nga të gjithë shqiptarët: në Shqipëri, në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni.
  • Gjykata arrest me burg, të akuzuarve të parë për kontrabandë nafte Tiranë, 14 mars, NOA - Gjykata e Tiranës u ka dhënë sot masën e “arrestit me burg”, 6 të arrestuarve të parë, nga 12 të tillë për skandalin e naftës “Virgine”, i denoncuar nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.
  • Një delegacion i KSHA nga Çikago, së shpejti vizitë në Maqedoni Shkup, 14 mars, NOA - Një delegacion i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan (KSHA) i përbërë nga të gjitha asociacionet politiko-kombëtare të diasporës shqiptare në Çikago së shpejti do të qëndrojnë në Maqedoni për të prezantuar Platformën Politiko-Kombëtare të Diasporës Shqiptare në SHBA.
  • Protestat në botën arabe, “zgjohet” edhe Maroku Kazablanka, 14 mars, NOA – Pasi gjithë bregu verior i Afrikës ka pësuar tronditje nga protestat e javëve të fundit, duket se efektet e tyre nuk kanë lënë pa prekur edhe Marokun, vendin e vetëm të mbetur jashtë hartës së rebelimit qytetar.
  • Opozita çon presidentin Pacolli në Kushtetuese Prishtinë, 14 mars, NOA – Presidenti kosovar Bexhet Pacolli, shumë shpejt do të përballet me një gjykim në Gjykatën Kushtetuese, mbi zgjedhjen e tij në krye të shtetit të Kosovës.
  • Nisin festimet e mëdha në Elbasan, njerëzit mbipopullojnë sheshin Gensher Elbasan, 14 mars, NOA – Me qindra qytetarë kanë mbipopulluar sheshin kryesor të Elbasanit, i cili mban emrin e ish-kancelarit gjerman, Ditrih Gensher.
  • Kriza në vendet arabe, Klinton nis turin në Francë, Tunizi dhe Egjipt Uashington, 14 mars, NOA – Kriza në vendet arabe, e ka detyruar sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, që të ndërmarrë një tur diplomatik të posaçëm në Francë, Tunizi dhe Egjipt.
  • Peticioni anti-regjistrim, firmoset në Elbasan Elbasan, 14 mars, NOA – Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi, sot kanë mbërritur në Elbasan, duke i ftuar gjithë qytetarët të nënshkruajnë peticionin kundër regjistrimit të popullatës mbi baza etnike dhe fetare.
  • Pasqyra e Shtypit, 14 Mars 2011 Tiranë, 14 mars, NOA - Gazetat shqiptare vazhdojnë të flasin mbi çështjen e kontrabandës së naftës, për të cilën deri tani janë bërë mjaft arrestime dhe reagimin përkatës të Diganave.
  • Shpërthen centrali Fukushima, Japonia në panik për radioaktivitetin Fukushima, 14 mars, NOA – Pas shpërthimit të parë të ndodhur dje, një tjetër ka pasuar centralin bërthamor të Fukushimas, duke shkaktuar një panik të vërtetë te japonezët për prekje nga radioaktiviteti.
  • Krimet në Kosovë dhe nevoja e konceptimit shkencor të tyre U botuan hulumtime dhe rezultate të rëndësishme mbi krimet e bëra në Kosovën e dekadës së fundit të shekullit XX. Në 32 vëllimet e botuara dallohet përmasa e theksueshme përshkruese.
  • Dita e Verës, Tirana sot mbushet me festime Tiranë, 14 mars, NOA - “Sot, pas një dimri të gjatë e të errët, Tirana ashtu si dhe qytete të tjera në mbarë vendin feston “Ditën e Verës”. Shpresa dhe gëzimi për një të ardhme më të mirë e të begatë, ka krijuar shekuj më parë këtë festë që Bashkia e Tiranës, në 7 vitet e fundit, e sjell gjithmonë
  • Playstation suite i pranishëm në smartphonët Tegra 2 SHBA, 14 Mars NOA - Një motiv më shumë për të pasur në konsideratë smartphonët e ri Android të cilët janë të integruar me çip Tegra 2, është një cilësi e re që kanë ata për të pasur të pranishëm Sony PlayStation Suite dhe e diçka e tillë do të realizohet brenda këtij fund viti.
  • Juve: Sanchez, Rossi ose Vucinic Itali, 14 Mars NOA - Tre emra për sulmin e Juves të së ardhmes. “Tuttosport” flet për Alexis Sanchez, Giuseppe Rossi të Villarreal dhe Mirko Vucinic.
  • Indi, 57 pilotë të dehur në 2 vite Indi, 14 Mars NOA - Bota e aviacionit në Indi është në trazira të vërteta dhe kjo pasi ministri i Aviacionit, Vayalar Ravi, ka paraqitur një raport në Senat nga i cili tregoi se mes janarit 2009 dhe nëntorit 2010 rreth 57 pilotë janë gjetur në gjendje të dehur dhe këto gjatë testeve që janë kryer
  • Biel – Timberlake drejt ndarjes SHBA, 14 Mars NOA - Një tjetër çift tepër i njohur me sa duket është në përfundim të lidhjes. Sipas sitit “Tmz”, faktikisht, Jessica Biel dhe Justin Timberlake kanë vendosur së bashku ti japin fund historisë së tyre.
  • Ndahet nga jeta gjatë ndeshjes së futbollit Cuneo, 14 Mars NOA - Një djalë 17 vjeçar, Nicola Cantone, është ndarë nga jeta gjatë një ndeshje futbolli amatoreske në periferi të Cuneos. I riu u përplas në tokë, teksa loja po zhvillohej në një pjesë tjetër të fushës.