Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Rikonsideroni qëndrimin për aministinë fiskale
English

Berisha: Rikonsideroni qëndrimin për aministinë fiskale

Elbasan, 14 mars 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha garantoi nga qyteti i Elbasanit ku shkoi për të kremtuar Ditën e Verës se qeveria e tij mbetet një qeveri e taksave të ulta. “Ne jemi dhe do të mbetemi qeveri e taksave të ulëta, sepse ne besojmë se në kontot tuaja bankare paratë janë më vlefshme se kudo tjetër për tu shndërruar në mirësi për familjet tuaja, për punonjësit tuaj, komunitetin ku jetoni, për qytetin dhe mbarë Shqipërinë”, garantoi kryeministri Berisha.

Kryeministri u shpreh kështu gjatë inaugurimit të nisjes së punimeve për ndërtimin e qendrës tregtare ORTI në qytetin e Elbasanit.

Kjo qendër tregtare që zë një sipërfaqe ndërtimi 5900 metra katror është një investim privat me vlerë 2 milion euro.

Duke i përgëzuar drejtuesit e kompanisë ORTI për këtë investim, Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria nuk do të ndërpresë përpjekjet e saj të vazhdueshme për të bërë Shqipërinë vendin me klimën më të mirë të biznesit dhe të investimeve.

Ai u ndal rishtas në shpalljen e amnistisë fiskale nga qeveria, duke i ftuar edhe njëherë të gjitha forcat politike të rikonsiderojnë qëndrimin e tyre dhe të mbështesin amnistinë.

“Qeveria ka shpallur amnistinë fiskale”, tha kryeministri duke siguruar biznesin e Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë se kjo do të jetë amnistia më e plotë që është realizuar në ndonjë vend.

Në këtë kontekst kryeministri i tërhoqi vëmendjen opozitës duke theksuar se “përveç dy përjashtimeve, kjo amnisti jo vetëm çliron miliarda euro të fjetura e të strukura në konto e llogari bankare, brenda dhe jashtë vendit, por mbi të gjitha kjo amnisti çliron energji të mëdha, besim të madh, entuziazëm të madh tek tregu”.

Shefi i qeverisë garantoi biznesmenët se ligji për amnistinë fiskale do të hyjë në fuqi sa më shpejt, duke argumentuar se 22 marsi do të jetë dita në të cilën amnistia duhet të jetë e plotë dhe totale.

“Përveç dy përjashtimeve të shprehura, ftoj të gjitha forcat politike të rikonsiderojnë qëndrimin e tyre dhe të mbështesin amnistinë”, apeloi kryeministri Berisha.

Në këtë vizitë kryeministri shoqërohej edhe nga deputetë të mazhorancës për qytetin e Elbasanit.

mit/NOA

KOMENTE