Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha takohet me qytetarët Ditën e Verës në Elbasan
English

Berisha takohet me qytetarët Ditën e Verës në Elbasan

Elbasan, 14 Mars 2011 NOA - Kryeministri Sali Berisha ishte për të festuar Ditën e Verës në qytetin e Elbasanit, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij znj. Liri Berisha, së bashku me nipin dhe mbesat. Kryeministri përshkoi në këmbë bulevardin qendror të këtij qyteti, përgjatë të cilit u takua dhe u përshëndet nga qytetarë të shumtë.

Më pas, ai u ndal në Panairin “Dita e Verës 2011”, i çelur me rastin e kësaj feste, ku vizitoi stendat e tij dhe bashkëbisedoi me tregtarë e biznesmenë që ekspozonin produktet e tyre.

Duke u shprehur për festimet e Ditës së Verës, Berisha theksoi se “shqiptarët e festojnë Ditën e Verës në të gjitha trojet ku ata ndodhen, por festa kulmon këtu në Elbasan”.

Pasi vizitoi Panairin “Dita e Verës 2011”, Kryeministri iu përgjigj interesit të medias duke theksuar fillimisht se Elbasani është sot kryeqyteti i gëzimit, i festës, i mirësisë, i bukurisë së shqiptarëve. Shqiptarët e festojnë Ditën e Verës në të gjitha trojet ky ata ndodhen, por festa e Ditës së Verës kulmon këtu në Elbasan.

Kjo festë ka këtu edhe legjendën, edhe traditën më të konsoliduar. Pra, në rast se do të flisnim me fjalë të tjera - tempulli i Ditës së Verës ndodhet në Elbasan. Ajo nuk është një ndërtesë me kolona, por është një fole në zemrën e qytetarëve të këtij qyteti, të cilët e festojnë në mënyrën më të bukur, e festojnë si qytetarë, e festojnë si familje, e festojnë kolektivisht, - tha Berisha duke shtuar se në Elbasan vërshojnë qytetarë nga e gjithë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia për të ndarë gëzimin e kësaj dite.

Ndaj Berisha pohoi: “Unë jam jashtëzakonisht i nderuar që ndodhem si një prej tyre, një mik në këtë qytet sot. Gjithashtu, kam kënaqësinë e veçantë që vizitova këtë Panair, dëshmi e vitalitetit, e gjallërisë së shpirti të lirë të qytetarëve të Elbasanit, e gjinisë së tyre krijuese. Ky qytet ka një treg të fuqishëm. Natyrisht përballet me problematikë jo të vogël, por, absolutisht, qeveria është e vendosur të bëj gjithçka në mënyrë që Elbasani të njohë nivele të reja zhvillimi”.

a.k/NOA

KOMENTE