Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita e Verës, Tirana sot mbushet me festime
English

Dita e Verës, Tirana sot mbushet me festime

Tiranë, 14 mars, NOA - “Sot, pas një dimri të gjatë e të errët, Tirana ashtu si dhe qytete të tjera në mbarë vendin feston “Ditën e Verës”.

Shpresa dhe gëzimi për një të ardhme më të mirë e të begatë, ka krijuar shekuj më parë këtë festë që Bashkia e Tiranës, në 7 vitet e fundit, e sjell gjithmonë e më të hareshme për qytetarët e saj, por dhe vizitorët nga e gjithë Shqipëria”.

Kështu e inicion deklaratën e saj Bashkia e Tiranës, lidhur me festimet e sotme të së ashtuquajturës Dita e Verës, një festë tashmë e kthyer në tradicionale për kryeqytetin çdo 14 mars. E lidhur me axhendën konkrete të festimeve, Bashkia bën me dije se “duke filluar nga ora 10:00 e deri në orët e para të pasdites, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të jehojë nga tingujt e muzikës dhe festimet tashmë tradicionale. Këngëtarë e grupe të njohura të muzikës moderne do të performojnë në skenën e urës së madhe. Zona pedonale e Bllokut do të ofrojë shumë argëtim e surpriza për të rinjtë”. Duke shtuar më tej se ballokumeve të Elbasanit dhe veroreve që Bashkia e Tiranës ofron çdo herë gjatë kësaj feste, do t’i shtohen dhe produktet e shumë kompanive të njohura, të cilat në “Ditën e Verës” do t'i ofrojnë falas për qytetarët. “Fëmijët, si gjithmonë qytetarët e preferuar të kryeqytetit do të gjejnë koncertet e tyre të dashura, Xhaxhi Piktorin dhe shumë lojra të tjera përgjatë bulevardit. Në Lulishten e “Vëllezërve Frashëri” harqet, muzika klasike dhe stendat e librave, do të jenë edhe nesër, duke filluar nga ora 10:00”, citon deklarata e Bashkisë. Duke përfunduar se “Dita e Verës” në Tiranë, nuk është më vetëm një arenë gjigande argëtimi, por edhe një vend ku të gjithë të interesuarit mund të informohen për tendencat më të fundit të modës dhe estetikës.

n.e/NOA

KOMENTE