Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqi, arrestohen 6 të dyshuar për terrorizëm
English

Greqi, arrestohen 6 të dyshuar për terrorizëm

Athinë, 14 Mars 2011 - Autoritetet e Greqisë kanë arrestuar gjashtë persona, tre nga të cilët dyshohen se i përkasin grupit që kreu sulme me pakot bombë në ambasadat në Athinë.

Policia tha se konfiskoi armatim, municion dhe uniforma gjatë bastisjeve në qytetin Volos dhe Athinë.

Shumica e pakove bombë u neutralizuan para se të shpërthenin, dhe askush nuk u lëndua.

Një pako mbërriti deri në zyrën e kancelares gjermane, Angela Merkel në Berlin.

Pakoja tjetër që ishte dërguar te kryeministri italian Silvio Berluskoni u ndez në aeroplanin, i cili u detyrua të aterojë në Bolonja. /rfe/

KOMENTE