Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Libia, amniston dezertorët
English

Libia, amniston dezertorët

Libi, 14 mars, NOA - Televizioni shtetëror i Libisë tha se ushtarët që kanë dezertuar te kryengritësit që luftojnë për ta përmbysur Moamer Gadafin do të falen nëse u dorëzohen forcave qeveritare.

Trupat e Gadafit kanë filluar t'i shtyjnë rebelët, të cilët një javë më parë kontrollonin pjesën lindore të vendit dhe po i afroheshin kryeqytetit Tripoli.

Të shtunën, Liga Arabe mbështeti propozimin për vendosjen e zonës së ndalim-fluturimit mbi Libi për t'i mbrojtur civilët nga trupat e Gadafit. Sot në Paris, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton takohet me ministrat e grupit G 8 për ta diskutuar propozimin.

Britania dhe Franca e kanë mbështetur propozimin me një projekt rezolutë në Këshillin e Sigurimit, por Rusia ka thënë se dëshiron më shumë informacione.

Turqia e kundërshton intervenimin ushtarak në Libi. Kryeministri Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi për "pasoja të rrezikshme".

“Ne kemi parë shembuj tjerë që intervenimet e huaja, sidomos ushtarake, vetëm e kanë thelluar problemin. Prandaj, intervenimin ushtarak të NATO-s në Libi apo tjetër vend e shohim si tejet të padobishëm. Përveç kësaj, ne jemi të shqetësuar se ai mund të krijojë rezultate të rrezikshme”, tha Erdogan.

NOA/RFE

KOMENTE