Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një delegacion i KSHA nga Çikago, së shpejti vizitë në Maqedoni
English

Një delegacion i KSHA nga Çikago, së shpejti vizitë në Maqedoni

Shkup, 14 mars, NOA - Një delegacion i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan (KSHA) i përbërë nga të gjitha asociacionet politiko-kombëtare të diasporës shqiptare në Çikago së shpejti do të qëndrojnë në Maqedoni për të prezantuar Platformën Politiko-Kombëtare të Diasporës Shqiptare në SHBA.

Delegacioni i përbërë nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, Shoqata Shqiptaro-Amerikane dhe Sh.A “Çamëria" gjatë vizitës në Maqedoni do të zhvillojnë takime me të gjitha partitë politike dhe do të shpaloset platforma, e cila në zgjedhjet e ardhshme të bëhet pjesë e mekanizmave zgjedhor, ku siç thuhet duke “participuar hisen e vetë që ka ndaj kombit dhe atdheut të vet”.

Në komunikatën drejtuar tek INA theksohet se asociacionet e diasporës në Çikago nuk kanë aluduar për të ndihmuar ndonjë subjekt politik shqiptar në Maqedoni.

“Siç dihet SHSHA-ja pati reaguar ashtu si i ka hije relacioneve tona kombëtare karshi problemeve të mëdha që tashmë kanë marrë konotacion gangrene(siç!)në spektrin e gjerë politik shqiptar. Në këtë gjendje të krijuar dhe skandaloze dhe gati-gati pa asnjë shpresë për ardhmërinë, e kemi thënë dhe përsëri po e themi se përgjegjësinë për këtë udhë pa krye e mbanë subjekti politik shqiptar. Orët e rënda të jetës na thërrasin që të ndërgjegjësohemi të gjithë për të ndryshuar gjendjen dhe për të mirën e kombit shqiptar në Maqedoni që ndër vite shpeshherë u bë pre e politikave të kohës”, thuhet ndër të tjera në reagim, ku shtohet më tej se SHSHA-ja as në Statusin dhe Programin e vetë nuk ka për qëllim të krijojë ndarje dhe mohon çdo zë për përkrahjen e ndonjë subjekti politik.

NOA-INA

KOMENTE