Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Të reagojë OSBE, nuk ka zgjedhje në këto kushte
English

PS: Të reagojë OSBE, nuk ka zgjedhje në këto kushte

Tiranë, 14 mars, NOA – Partia Socialiste ka kërkuar sot ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar që asiston procesin zgjedhor në vend, për të rregulluar mangësitë e vëna re deri më sot. Deputet i PS-së, Armando Subashi akuzoi kryeministrin dhe kreun e KQZ-së për probleme në listat e zgjedhësve. Ndërsa apeli për OSBE-në dhe ndërkombëtarët ka qenë i drejtpërdrejtë; “OSBE duhet të flasë qartë për këto shkelje flagrante të ligjit dhe komuniteti ndërkombëtar duhet ta kuptojë se pa ndryshuar këto kushte s’mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri”.

Subashi i ka cilësuar si shkelje të përsëritura qëndrimet e kreut ë KQZ Arben Ristani. “

Denoncojmë Arben Ristanin si shkelës të ligjit për fotokopjimin e materialeve zgjedhore të qershorit 2009 në bodrumet e KQZ, me qëllim vënien e tyre në dispozicion të Saliut. Ato materiale zgjedhore që iu mohuan opozitës, duke shkelur Kushtetutën, për të mos lejuar transparencën, po përdoren nga Ristani për manipulimin e zgjedhjeve që po afrojnë”, tha ai.

Ai u shpreh se për të ndalur zbardhjen e të vërtetës së 28 qershorit Ristani për llogari të Saliut i shpalli deri edhe sekret materialet zgjedhore, madje për 25 vjet, ndërkohë që Saliu dhe Luli i marrin përmes Ristanit nga bodrumi i KQZ.

“Nga ana tjetër, pavarësisht se edhe OSBE e quajti shkelje mosmbylljen e regjistrimeve të reja në regjistrin e gjendjes civile, sistemi vazhdon të mbahet i hapur nga Poni për llogari të Saliut. Poni dhe Ristani janë të njohur në manipulimin e zgjedhjeve, dhe sot ata janë rivënë në lëvizje për të përsëritur avazin e vjetër të Saliut”, tha Subashi.

Ai u shpreh se kreu i qeverisë është përgjegjës për zgjedhjet e kaluara dhe nuk do të lejohet që të dëmtojë dhe procesin e ardhshëm. “Fajin e ka Saliu si për të gjitha paudhësitë e regjimit të kusarisë. Por populli opozitar nuk do ti lejojë këto zgjedhje, të bëhen një tjetër farsë si ajo e 28 qershorit 2009”, tha Subashi.

a.k/NOA

KOMENTE