Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
EULEX, fletëarrest për ish-ministrin Fatmir Limaj, dyshohet për krime lufte
English

EULEX, fletëarrest për ish-ministrin Fatmir Limaj, dyshohet për krime lufte

Prishtinë, 16 mars 2011, NOA- Ish-ministri i Transportit në Kosovë Fatmir Limaj dyshohet për krime lufte dhe lidhur me këtë fakt ndaj tij policia e EULEX-it ka bërë gati një fletëarrest.

Fshati Kleçkë, është vendi ku dyshohet se Limaj ka kryer veprime të tilla, ndërkohë që gjatë luftës, ai ka drejtuar Brigadën “Kumanova”.

Ky është rasti i dytë ku ai përflitet për akuza të tilla pasi ai u arrestua vite më parë nga autoritetet e Tribunalit të Hagës, për krime lufte, por që më pas nuk u provuan.

Misioni evropian, EULEX nuk i ka konfirmuar zyrtarisht këto informacione, por një fakt i tillë përflitet në mediat Kosovare.

“Sipas informatave të fundit, ekziston fletarrestimi edhe për Fatmir Limaj, ish-ministër i Transportit dhe aktualisht deputet e nënkryetar i PDK-së. Sipas fletëarrestit, ai është i dyshuar për krime të luftës në Kleçkë”, njofton “Koha”.

Në disa rajone të Kosovës policia e EULEX-it ka arrestuar të mërkurën disa persona të dyshuar për krime lufte, ndërkohë që i radhës pritet të jetë ai i deputetit të PDK-së, Fatmir Limaj.

a.y/NOA

KOMENTE