English

Gjermani, tekniku Loew rinovon sërish

Gjermani, 16 Mars NOA - Federata e Futbollit në Gjermani (Dfb) ka njoftuar se tekniku i përfaqësueses Joachim Loew ka rinovuar kontratën e tij deri në më 31 korrik të vitit 2014. Kontrata e tij aktuale skadonte në 2012. Së bashku me Loew, ka ardhur dhe konfirmimi i të gjithë stafit të përbërë nga Hansi Flick, nga përgatitësi i portierëve Andreas Koepke dhe nga menaxheri i skuadrës e Oliver Bierhoff.

r.b/NOA

KOMENTE