Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Imami: Shqipëria, rol pozitiv në rajon
English

Imami: Shqipëria, rol pozitiv në rajon

Mal i Zi, 16 mars, NOA - Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami deklaroi në takimin e ministrave të mbrojtjes së Ballkanit se Shqipëria do të vazhdojë të ketë rol pozitiv në rajon.

Në takimin e Ministrave të Mbrojtjes së Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), Imami ka theksuar se bashkëpunimi i ushtrisë shqiptare është një tregues domethënës të marrëdhëniet rajonale për transformimin e rajonit në një model të fqinjësisë së mirë, paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik.

Imami shprehu angazhimin e vendit tonë në luftën kundër terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme. Ai theksoi se Shqipëria do të mbështesë vendet e rajonit në rrugën e transformimeve për anëtarësim sa më të shpejtë në strukturat ndërkombëtare të sigurisë.

Nga ana tjetër, Imami e vlerësoi si shumë të rëndësishëm dialogun e deritanishëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si një faktor esencial për të ardhmen Euro-Atlantike të rajonit.

Takimi i Ministrave të Mbrojtjes së Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u zhvillua në datat 14-15 mars 2011 në Budva, Mal i Zi.

Në takim morën pjesë gjithashtu Ministra të Mbrojtjes dhe përfaqësues të MM të vendeve anëtare të SEECP. Qëllimi i takimit ishte vlerësimi i mundësive të vendeve anëtare të SEECP për të kontribuar në fushën e sigurisë. Zhvillimet e këtij takimi të rëndësishëm i përshëndeti Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Në fjalën e tij, Presidenti Vujanoviç shprehu bindjen se vendet e SEECP do të përmbushin të gjitha detyrimet, me qëllim integrimin e shpejtë ne NATO dhe BE.

Takimi u drejtua nga Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Boro Vuçiniç, i cili vlerësoi si shumë të rëndësishëm angazhimin e vendeve të Evropës Juglindore për krijimin e një rajoni sa më të sigurt e më të zhvilluar, bazuar në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë e bashkëpunimit reciprok.

Ministrat e Mbrojtjes së SEECP konfirmuan edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe ranë dakord që të thellojnë këtë bashkëpunim, në interes të integrimit euro-atlantik të vendeve të rajonit.

Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (The South-East European Cooperation Process) është një forum për dialog politik dhe diplomatik, krijuar në Sofje, Bullgari, në qershor të vitit 1996, gjatë një takimi të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Evropës Juglindore.

Qëllimi i krijimit të SEECP është zhvillimi dhe forcimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, me synim transformimin e rajonit në një zonë bashkëpunimi, sigurie dhe stabiliteti.

SEECP ka 12 vende anëtare: Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.

Dokumenti më i rëndësishëm i SEECP është “Karta e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore”, depozituese e së cilës është Rumania. Karta specifikon parimet themelore të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë ndërmjet vendeve të SEECP, nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit politik e të sigurisë, bashkëpunimit ekonomik social e kulturor, ligjit dhe rendit, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale e terrorizmit.

a.k/NOA

KOMENTE