English

Irina, një tjetër paraqitje seksi

Madrid, 16 Mars NOA - Irina Shayk ka fluturuar në Madrid për të prezantuar koleksionin e ri të këpucëve Xti. Modelja është treguar tepër seksi kundrejt fotografëve dhe si gjithmonë me një buzëqeshje të stampuar në fytyrën e saj. Një shi i vërtetë blici ka rënë mbi një ndër femrat më të bukura të planetit. Për këtë okazion e fejuara e Cristiano Ronaldos ka zgjedhur një korse në ngjyrë gri dhe pantallona lëkure që kanë vënë pah këmbët e saj perfekte. Në këtë event i pranishëm ka qenë dhe modeli brazilian Arthur Sales, dëshmitar së bashku me modelen e një firme të njohur spanjolle.

r.b/NOA

KOMENTE