Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Largohet nga dyqani i berberit pas një agresioni
English

Largohet nga dyqani i berberit pas një agresioni

Stamford, 16 Mars NOA - Fotoja e tij ka përfunduar në të gjitha gazetat: është kryer menjëherë pas arrestimit të David Davis, i akuzuar për plagosjen e një klienti më një palë gërshërë, në dyqanin e berberit në të cilin po priste flokët e tij.

Fotoja sinjalizuese e David Davis, 21 vjeç, do të qëndrojë në histori si një ndër më kuriozet, ku aty ai paraqitet vetëm me gjysmën e kokës të qethur zero. Motivi është shumë i pazakontë: Davis ndodhej tek berberi dhe është ngritur nga karrigia e tij për të goditur me gërshërë një tjetër klient, që e plagosi në shpatull. Gjithçka ka ndodhur në Stamford, Mbretërinë e Bashkuar. Viktima u transportua menjëherë në spital. Davis në krahun tjetër u largua menjëherë me kokën e tij gjysmë të qethur dhe me sa duket është fshehur në apartamentin e tij. Ka qenë pikërisht ai vend ku policia e ka gjetur më vonë. Menjëherë ai u transportua në stacionin qendror të policisë ku ju realizua dhe fotoja sinjalizuese. Djali u mbrojt duke thënë se viktima i ishte afruar atij në një “mënyrë agresive” dhe më pas ai kishte marrë gërshërët për tu mbrojtur.

r.b/NOA

KOMENTE