English

Pas 16 orë rrethimi në pyll, kapet zjarrvënësi Jetmir Lakja

Shkodër, 16 mars 2011, NOA – Kapet në flagrancë Jetmir Lakja (Kraja), njeriu që i vuri zjarrin një dyqani në fshatin Oblikë të Shkodrës në orët e mesnatës së mbrëmshme. 40-vjeçari Jetmir Lakja (Kraja), banues në fshatin Oblikë të Komunës Ana e Malit në rrethin e Shkodrës pas një sherri për motive të dobëta me një bashkëfshatarin e tij sot rreth orës 01:15 pas mesnate nën përdorimin e automatikut dogji me zjarr një dyqan me artikuj të ndryshëm në pronësi të shtetasit Xh. P.

Pas zjarrit të vënë në dyqanin e 46-vjeçarit Xh.P, autori Jetmir Lakja (Kraja) u shpall në kërkim nga policia e Shkodrës.

Lakja u vu nën prangat e policisë sot në orën 17.00 falë një operacioni të mirëorganizuar.

Uniformat blu të Shkodrës bëjnë me dije se Jetmir Lakja (Kraja), për t’i shpëtuar kapjes nga policia u fut në pyll duke i shmangur forcave të policisë.

Pas rrethimit të zonës dhe kundërpërgjigjeve të autorit me armë zjarri ndaj policisë kapja e Jetmir Lakjes bashkë me armën e zjarrit automatik u arrit vetëm pas 16 orësh rrethimi.

Jetmir Lakja është nën akuzë për veprat penale të kanosjes, dëmtimit të pronës me zjarr dhe armëmbajtjes pa leje.

mit/NOA

KOMENTE