Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Kontrabanda e naftës, nën kujdesin e veçantë të Berishës
English

PS: Kontrabanda e naftës, nën kujdesin e veçantë të Berishës

Tiranë, 16 mars, NOA - Partia Socialiste ka akuzuar sot kryeministrin Sali Berisha si personin e përfshirë direkt në kontrabandën e naftës “Virgine”. Deputeti i PS-së, Taulant Balla tha se kreu i qeverisë duhet të reagojë për përfitimet që i ka sjellë familjes së tij ky biznes dhe ndërhyrjet që kanë bërë njerëzit e tij në këto afera.

“Prej ditësh, qytetarët shqiptarë, përmes hetimit të Prokurorisë, janë njohur me një super-kontrabandë kriminale, një shpërthim kusarie, që zhvillohej me dijeninë e plotë dhe nën kujdesin e veçantë të Sali Berishës. Në të këtë aferë kriminale kontrabande, ashtu si në Gërdec e të gjitha skandalet e aferat ndodhin në këtë vend na rezulton një fakt thjeshtë: fajin e ka Saliu dhe vetëm Saliu”, tha Balla.

Balla u shpreh se në kontrabandën e naftës “Vergine”, të kthyer në një krim shtetëror, rezultojnë të përfshirë shumë zyrtarë, ish-drejtues të ARMO-s shtetërore, drejtues lokalë të policisë e deri në drejtues të lartë të policisë së shtetit.

Ai shtoi se i përfshirë në këtë kontrabandë është përfshirë dhe “ish bodigardit të Saliut, Agron Kuliçaj, por edhe punonjës të sistemit doganor, të inspektoratit qendror teknik dhe të tatim-taksave”.

Balla shtoi se në këtë aktivitet kriminal me 40 deri në 50 mijë tonë naftë vergin të kontrabanduar çdo vit, kanë marrë pjesë qindra shoferë, dhjetëra policë, dhjetëra punonjës doganash e tatimesh.

“Ky ka qenë një aktivitet që nuk ka sjellë vetëm dëme financiare, por ka dëmtuar drejtpërdrejtë qytetarët tek automjetet e tyre, dhe ç’është më tragjikja edhe tek shëndeti i tyre me atë helm që shisnin këta kontrabandistë, dhe që përfundonte në mushkëritë tona e të fëmijëve tanë”, tha Balla.

Deputeti i PS-së tha se nuk ka mundësi që gjithë shteti të mos ketë rënë në gjurmët e një krimi të tillë.

“Shpjegimi është i thjeshtë: ai quhet Agron Kuliçaj, me profesion badigard i Saliut, i mbajtur në punë nga Lulzim Basha si zëvendës drejtor i përgjithshëm i policisë për të fshehur pisllëqet e Saliut. Asgjë më mirë se ky fakt nuk tregon se çfarë regjimi mafioz ka ngritur Saliu”, tha sot Balla.

Deputeti i PS-së tha se heshtja e kryeministrit tregon se fajin për këto krime e ka vetëm ai. “Fol Sali Berisha, tregoju shqiptarëve për ndonjë kompani off-shore të njërit prej të të arrestuarve në ortakëri me një pjesëtar të familjes tënde, i cili del në skene sa herë dalin në dritë aktivitete mafioze e kontrabandë”.

Balla u shpreh se skandalet e fundit të qeverisë do të bëjnë që populli të mos e votojë më qeverinë “Berisha”. “Kurrë më votat, kurrë më një hajdut e kusar si ty! Ka vetëm një rrugë për të shpëtuar nga ky regjim kriminal, që vjedh e pastaj të vret për të vazhduar të vjedhë. Kjo rrugë është Partia Socialiste, të cilën ti Sali do ta kesh përballë dhe e cila herët a vonë do t’i nxjerrë përpara drejtësisë të gjitha kusaritë e tua dhe të familjes tënde”, tha Balla.

a.k/NOA

KOMENTE