Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Speciale - Festa e Verës 2011 në Elbasan
English

Speciale - Festa e Verës 2011 në Elbasan

Elbasan, 15 Mars 2011 NOA - Festa e verës solli një atmosferë festive për qytetarët e Elbasanit me koncert me këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare Maja, Altin Goci, Valbona Mema, Frederik Ndoci, Elvana Gjata etj.

Aktivitet e Festës kanë filluar që prej mbrëmjes të së shtunës, me koncert festiv, ku këngëtarët e njohur të skenës shqiptare dhe grupe greke kanë përcjellë muzikë të larmishme duke ndezur mbrëmjen elbasanase dhe vigjiljet e festimit të ditës së verës.

Koncerti organizuar të shtunën më 12 Mars ka ngjitur në skenë këngëtarët, si Mehdi Zena, Eglantina Toska, Ansambli i këngëve dhe valleve "Isuf Myzyri" dhe banda frymore "Afërdita" etj.

Festimet kulmuan të hënën më 14 mars, ku u zhvillohen parada me biçikleta nga shkollat e qytetit, karnavalet, muzikë me bandat frymore te qytetit, lojërat popullore, shërbime në tenda me ushqime tradicionale, etj.

Qendra e qytetit dhe muret e Kalasë janë zbukuruar me banderola për Ditën e Verës, ndërsa disa mini-dyqane të hapura nga biznese të ndryshme, kanë nisur tregtimin e ballakumes dhe gatimeve te tjera karakteristike të kësaj feste.

Kryeqendra e festimeve për ditën e verës edhe këtë vit mbetet Elbasani. Karnavalet çelën festimet serinë e aktiviteteve të Ditës së Verës në rrugët dhe sheshet kryesore të Elbasanit.

Qindra fëmije nga 16 shkolla 9 vjeçare të këtij qyteti me veshjet e tyre shumëngjyrëshe kanë qenë pjesë e dekorit të kësaj feste tashme tradicionale. Stop dhunës dhe mbani pastër mjedisin ishin pankartat që mbanin në duar këta fëmijë. Për më tepër një sërë gatimesh tradicionale u shërbyen për të gjithë pjesëmarrësit.

Ndërkohe që në mbrëmjen e 13 marsit në sheshin qendror të këtij qyteti ashtu siç ndodh çdo vit, u zhvillua koncerti festiv Natë e Verës 2011, me pjesëmarrjen e rreth 20 mijë të pranishmëve.

Kreu i bashkisë, Qazim Sejdini uroi qytetarët dhe gjithë shqiptaret në mbarë vendin dhe jashtë tij.

Kompania Tring Digital, si sponsor gjeneral mediatik i të gjitha aktiviteteve që u organizuan për 3 ditë me radhë, e nis sezonin e pranverë-verë 2011 me një super ofertë duke ofruar shërbimet e saj me 50 % ulje.

Festa tradicionale e ditës së verës është festuar edhe në qytete të tjera të vendit. Ne qytetin e Korçës mbrëmjen e 13 marsit banorët ndezën zjarre duke uruar njëri-tjetrin për këtë ditë.

Ndërsa në orët e para të mëngjesit të datës 14 vizituan miqtë dhe familjarë të tjerë ku edhe kane shijuar ëmbëlsirat tradicionale të kësaj dite. Festimet e ditës së verës kryhen në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.

e.t/NOA

KOMENTE