Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Në një demokraci edhe romët të barabartë mes të barabartëve
English

Topi: Në një demokraci edhe romët të barabartë mes të barabartëve

Tiranë, 16 mars 2011, NOA – Presidenti i Republikës Bamir Topi dënoi sot forcërisht dhunën e ushtruar ndaj familjeve rome dhe sidomos ndaj fëmijëve në fund të muajit shkurt, kur rreth 300 anëtarë të familjeve rome u shpërngulën forcërisht nga një zonë periferike e kryeqytetit. Kreu i Shtetit i bëri thirrje shoqërisë shqiptare se në një vend demokratik, të çliruar nga çdo lloj paragjykimi si Shqipëria, ku ekziston bashkëjetesa dhe harmonia shoqërore mes të gjitha komuniteteve edhe Bashkësia Rome duhet të ndihet më e mbështetur dhe më e përkrahur nga shteti.

Presidenti Topi inkurajoi sakaq të gjitha institucionet shtetërore të mbrojnë të drejtat legjitime të romëve, në mënyrë që ata të ndihen të barabartë mes të barabartëve në një vend që aspiron të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane me të gjitha standardet e duhura.

Kreu i shtetit e bëri këtë apel gjatë një takimi me një përfaqësi të Bashkësisë rome e kryesuar nga Kryetari i Unionit të Romëve të Shqipërisë, Skënder Veliu, në përbërje të së cilës ishin edhe drejtues të Shoqatës Kombëtare “Edukimi për Jetën”, juristë dhe mbrojtës të të drejtave të romëve nga shoqëria civile.

Gjatë bisedës Presidenti apeloi sot për më shumë mbështetje ndaj komunitetit rom për integrimin e tyre në jetën shoqërore dhe përfaqësimin sa më dinjitoz e institucional.

Ai nënvizoi sakaq se bashkësia rome me identitetin, vlerat dhe traditat e vyera që përçon, meriton jo vetëm të gëzojë të gjitha të drejtat legjitime të barabarta me çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë të garantuara në Kushtetutë.

Duke e falenderuar Kreun e Shtetit për pritjen e rezervuar, përfaqësuesit e Bashkësisë Rome vlerësuan vëmendjen dhe ndjeshmërinë e vazhdueshme të presidentit ndaj kësaj pakice etnike, pjesë e shoqërisë shqiptare prej më shumë se gjashtëqind vjetësh.

Përfaqësuesit romë parashtruan disa nga problemet më të mprehta, me të cilat përballen në jetën dhe veprimtarinë e tyre, si dhe u ndalën në ngjarjen më të fundit, atë të shpërnguljes së detyruar të gati 300 anëtarëve të familjeve rome nga një zonë periferike e kryeqytetit.

Përfaqësuesit e Bashkësisë Rome shtruan kërkesën për një mbështetje dhe përkrahje më të madhe nga institucionet shtetërore përkatëse dhe gjetjen e mekanizmave të duhura ligjore dhe institucionale për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Ata kërkuan edhe mbështetje për integrimin e këtij komuniteti në jetën shoqërore të vendit duke pasur parasysh strehimin, shkollimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

mit/NOA

KOMENTE