Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tribunali i dhuron libra Universiteteve të Kosovës
English

Tribunali i dhuron libra Universiteteve të Kosovës

Hagë, 16 mars 2011 NOA - Tribunali iu dhuroi një numër të konsiderueshëm revistash juridike bibliotekave të Fakulteteve Juridike të Universiteteve të Prishtinës dhe Prizrenit si dhe Qendrës për të Drejtat e Njeriut të Universitetit të Prishtinës.

Donacioni përfshin një numër të madh kopjesh të periodikëve si Foreign Policy Magazine, the Journal of International Affairs, the Magazine of the International Red Cross and Red Crescent Movement, të revistës tremujore Human Rights and Criminal Law si dhe raporte gjyqësore të TPNJ-së dhe udhëzues e libra të tjerë mbi teorinë dhe praktikën juridike.

Librat dhe revistat e dhuruara do të ndihmojnë shumë studentët e drejtësisë si dhe juristët në Kosovë, raporton bashkëpunëtori i agjencisë NOA.

“Dhurimi i librave prej Tribunalit për Qendrën e Të Drejtave të Njeriut luan rol të rëndësishëm në fuqizimin e kapacitetit të Qendrës për të ofruar mundësi arsimimi në fushën e të drejtave të njeriut, sidomos për aspektet lidhur me krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit”, u shpreh z. Valon Murati, Drejtor i Qendrës për Të Drejtat e Njeriut e Universitetit të Prishtinës

Kjo është hera e dytë që Tribunali i dhuron revista juridike Fakultetit Juridik dhe Qendrës për Të drejtat e Njeriut në Universitetin e Prishtinës.

Donacioni i parë u bë më 6 gusht 2011 dhe përfshinte një antologji të zgjeruar të American Journal of International Law, raporteve gjyqësore të TPNJ si dhe the European Journal of International Law.

Tribunali është i përkushtuar në promovimin e respektit të shtetit ligjor, faktor me rëndësi jetike në ndërtimin e shoqërive bashkëkohore dhe në përhapjen e këtyre vlerave sidomos në brezin e ri kosovar.

Në një kohë që Tribunali po i afrohet përfundimit të mandatit të tij, Programi për Komunikim dhe Ndërgjegjësim po i intensifikon përpjekjet e veta për t’iu ofruar njerëzve në rajon mundësi dhe njohuri më të gjera për sistemin e drejtësisë penale ndërkombëtare dhe arritjet e Tribunalit në kuadër të misionit të tij.

Programi Komunikim dhe Ndërgjegjësim u krijua në 1999 me qëllim të përmirësimit të njohurive mbi punën e Tribunalit dhe rëndësinë e tij në territorin e ish-Jugosllavisë. Si programi i parë i këtij lloji, Tribunali ofroi një shembull për tribunalët e tjera penalë të cilët që atëherë kanë krijuar programe të ngjashme. Programi mbështetet nga Bashkimi Evropian.

a.b/NOA

KOMENTE