Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Balla: Bilanci i sigurisë tragjik, pushteti i Saliut dhe Lulit është njehsuar me krimin
English

Balla: Bilanci i sigurisë tragjik, pushteti i Saliut dhe Lulit është njehsuar me krimin

Tiranë, 20 mars 2011, NOA- Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, reagoi ditën e sotme lidhur me bilancin e vrasjeve të ndodhur gjatë javës.

Sipas tij vetëm dy ditët e fundit kanë ndodhur tetë vrasje dhe për këtë ai akuzoi sërish ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, duke thënë se edhe ai është një person i shpallur në kërkim dy herë nga drejtësia, një herë për vjedhjen e 230 milionë eurove dhe një herë për vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm.

“Si mund ta luftojë krimin e organizuar një shtet që zëvendës Drejtor të Përgjithshëm të Policisë ka një individ të akuzuar jo vetëm për eliminim fizik personi, por edhe të implikuar në skandalin më të madh korruptiv të kohëve të fundit, atë të naftës Virxhinia”, u shpreh Balla.

Sakaq ai tha se për faj të Lulëzim Bashës janë humbur kaq jetë, madje edhe ato të dy ditëve të fundit, pasi shtoi se ministri i Brendshëm i ka krijuar të gjitha kushtet që të lulëzojë krimi i organizuar, trafiku, korrupsioni si dhe vjedhjet dhe aksidentet rrugore.

Balla vijoi duke thënë se, “Ky pushtet i Saliut dhe Lulit sot është njehsuar me krimin, kusarinë, matrapazllëqet dhe trafikun, edhe për këtë fajin nuk e ka askush tjetër veç Saliut”.

Deputeti socialist theksoi se fakti që ministri Basha, në 21 Janar urdhëroi vrasjen e katër shqiptarëve, vetëm se ata protestonin, dhe kjo sipas tij nuk tregon tjetër gjë vetëm faktin se bilanci i sigurisë në Shqipëri do të jetë tragjik.

Ai akuzoi gjithashtu gjithë shtetin duke thënë se është njehsuar me pushtetin.

a.y/NOA

KOMENTE