Lajmet e datës 20 Mars 2011
- Gjendet e pajetë arusha polare Knud Berlin, 20 mars 2011, NOA - Arusha polare e Berlinit, një prej atraksioneve të njohura e të rralla të kopshtit zoologjik të Berlinit nuk jeton më.
- Referendum historik në Egjipt, 72.2% pro ndryshimeve kushtetuese Kajro, 20 mars 2011, NOA Update - 4 në 5 egjiptianë i thanë “po” reformave të propozuara nga një komision special, i ngritur nga ushtria egjiptiane për ndryshimet kushtetuese të kërkuara në kryengritjen e 25 janarit.
- Algjeria dhe Kuvajti mbështesin sulmin ndaj Gheddafit Uashington, 20 mars 2011, NOA - Algjeria dhe Kuvajti kanë dhënë mbështetjen e tyre ndaj vendimit të Këshillit të Sigurimit për ndërhyrje ushtarake ndaj forcave të kolonel Gheddafit.
- Ilir Meta shpall në Elbasan Koalicionin “Aleanca për Qytetarin”, partitë që aderojnë Elbasan, 20 Mars 2011 NOA/ Ervin Tirana– Shpallet në Elbasan, Koalicioni Aleanca për Qytetarin. Dhe menjëherë pas shpalljes sot pasdite në qytetin e Elbasanit Koalicioni ka dhënë mbështetjen e plotë për kandidatin e mazhorancës z.
- Policia e Tiranës, bllokon maunen me mallra kontrabandë Tiranë, 20 mars 2011, NOA – Një maune me 1 ton e gjysmë mallra kontrabandë që vinte nga Greqia u bllokua sonte në mbrëmje në Tiranë nga policia e kryeqytetit.
- Lady Gaga do të vijë muajin tjetër në Podgoricë Podgoricë, 20 mars 2011 NOA – Këngëtarja e famshme Lady Gaga do të vijë në Podgoricë të Malit të Zi, gjatë muajit të ardhshëm, por nuk parashikohet një koncert masiv, përveçse prani në ceremoninë e hapjes së një qendre tregtare ku pritet të këndojë disa këngë të repertorit të saj, përballë publiku
- Referendumi, Egjipt: 77 % e egjiptianëve “po” ndryshimeve në Kushtetutë Kajro, 20 mars 2011, NOA – 77.2 përqind e zgjedhësve egjiptianë i kanë thënë po ndryshimeve në Kushtetutë gjatë referendumit popullor të mbajtur dje në Egjipt, i thirrur pas rrëzimit të presidentit Mubarak nga protestat popullore.
- Gheddafi jep urdhër për armëpushim, shpërthime në Tripoli Tripoli, 20 mars 2011, NOA - Shpërthime të forta dhe të shtëna predhash luftarake janë dëgjuar mbrëmjen e së dielës në kryeqytetin libian, Tripoli.
- Thaçi mesazh Obamës: Populli i Kosovës përherë mirënjohës ish-kryediplomatit Christopher Prishtinë, 20 mars 2011, NOA - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëlloi sot presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe popullin amerikan, për ndarjen nga jeta të ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Warren Christopher.
- Behgjet Pacolli për herë të parë si President, nesër në Tiranë Prishtinë, 20 mars 2011, NOA – Për herë të parë si president, mbërrin nesër në Tiranë për një vizitë zyrtare presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, i ftuar nga presidenti Bamir Topi.
- Albin Kurti: Bashkimin e duan shqiptarët e dy shteteve, politikanët ta pranojnë Prishtinë, 20 Mars 2011 - “Jam i bindur se, po qe se do të organizoheshin referendume në Kosovë dhe në Shqipëri, populli edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, si pjesë të të njëjtit komb që jemi, do të deklarohej për bashkim”.
- Arben Nika: Unë, shqiptari që do fitojë “Greek Idol” Athinë, 20 Mars 2011 NOA – Është jo më shumë se 21 vjeç, por adoleshencën e ka nisur dhe po e mbyll në Greqi. Bash në Katerini, mes maleve dhe të ftohtit që shijohet vetëm në verë kur moti i freskët ua bën zili athinasve të zhuritur nga vapa.
- SHBA: Sulmet në Libi i përligj rezoluta e vitit 1973 e OKB Rio De Janeiro, 20 mars 2011, NOA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përligjur sulmin ushtarak të SHBA-ve dhe forcave aleate në Libi me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e aprovuar në vitin 1973.
- Gruaja shqiptare shfrytëzon seksualisht një 26-vjeçare rumune Halkidha, Greqi, 20 Mars 2011 NOA – Organizatë kriminale që merrej me shfrytëzim prostitucioni u zbulua sot në Greqi me protagoniste një grua të re shqiptare e cila ishte koka e “bandës”.
- Japoni: Rëndohet bilanci i viktimave të tërmetit apokaliptik Hong kong, 20 mars 2011, NOA – Rëndohet bilanci zyrtar i viktimave të tërmetit apokaliptik me magnitudë 8.9 ballë të shkallës Rihter që goditi Japoninë Verilindore të premten e shkuar të 11 marsit dhe cunamit me dallgë 10 metra të larta që mori gjithçka i doli përpara në veri të vendit.
- I riu shqiptar vret pronarin grek Halkidha, Greqi, 20 Mars 2011 NOA – Një burrë i moshuar ka mbetur e vdekur si pasojë e mbytjes dhe autor i dyshuar i krimit është një i ri shqiptar, i cili punonte për viktimën.
- Pacolli: Ndërhyrja në Libi, përkrah kërkesat për liri Prishtinë, 20 mars 2011, NOA- Presidenti i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli ka shprehur përkrahjen e tij për ndërhyrjen ushtarake të disa vendeve anëtare të NATO-s kundër ushtrisë së liderit libian Muamar Gedafi.
- “Sulmet barbare nuk justifikohen”- Reagimet e regjimit Gadafi E diel, 20 mars 2011, NOA-Britanikët dhe amerikanët goditën kryesisht pozicionet antiajrore në Tripoli e Misrata. Avionët francezë bombarduan trupat, që sulmuan bastionin e rebelëve Bengasi.
- Gruevski: Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund të kthejnë normalitetin Shkup, 20 mars 2011, NOA- Zgjedhjet e parakohshme sipas Kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski janë të pakthyeshme. Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se, “Gjithçka që do të bëjë Cervenkovski, nuk do të mund të më befasojë.
- Gedafi i kundërpërgjigjet sulmit, armatos popullin E diel, 20 mars 2011, NOA- Libia i kundërpërgjigjet sulmeve, me armatimin e popullit. Mediat libiane njoftojnë se autoritetet e larta të shtetit kanë nisur armatimin e popullit, duke hapur depot e armëve, në mënyrë që edhe civilët ti kundërpërgjigjen sulmit.
- Parashikimi i motit për 21 Mars 2011 Tiranë, 20 mars 2011- Persa i perket dites se hene zonat e ulta dhe bregdetare do te dominohen nga kthjellime dhe vranesira te lehta ndersa zonat malore te kene vranesira dhe shira te dobet te karakterit lokal.
- Komuniteti Mysliman: Kundërshtojmë vetë-deklarimin e etnisë dhe fesë Tiranë, 20 mars 2011, NOA- Komuniteti Mysliman Shqiptar ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku është diskutuar lidhur me ndërtimin e xhamisë së re si dhe regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
- Papa: Shpërthimi i armiqësive, alarm dhe frikë, shpëtoni civilët libian E diel, 20 mars 2011, NOA- Siguroni jetën e civilëve libianë dhe jepuni atyre sa më shumë ndihmë, kështu është shprehur Papa Benedikiti i XVI, në thirrjen e tij në drejtim të liderëve ndërkombëtarë.
- Thaçi pritet të rizgjidhet kryetar i PDSH-së Shkup, 20 mars 2011, NOA- Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sot do të mbaj kongresin e pestë zgjedhor, në të cilin do zgjidhet kryetari i ri i partisë, këshilli drejtues dhe do të miratohet statuti dhe një deklaratë politike.
- Kryeministri homazhe në nder të Kryetarit të Bashkisë së Sukthit Tiranë, 20 mars 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme homazhe në nderim të kryetarit të bashkisë së Sukthit, Yrjan Hasani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, në moshën 43 vjeçare.
- Thaçi: Mbështesim sulmet mbi Libi, Kosova e ka provuar rëndësinë e ndërhyrjes Prishtinë, 20 mars 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një deklarate për mediat është shprehur se mbështet sulmet e nisura mbi Libi.
- Kryeministri Berisha letër ngushëllimi Presidentit Obama Tiranë, 20 mars 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit të Shtetit Warren Christopher.
- Ja pse shqiptarët i mirëkuptojnë aspiratat e Arabëve Nga Sali Berisha Përshëndesim vendimin e Koalicionit Ndërkombëtar për fillimin e operacioneve ushtarake ajrore, në mbështetje të rezolutës 1973 të Këshillit të Sigurimit dhe kërkesës së Lidhjes Arabe, për të mbrojtur civilët libianë ndaj sulmeve të regjimit të Gedafit, që kanë shkaktuar qindra
- Konfindustria: Falja fiskale duhet të nisë nga emigrantët Tiranë, 20 mars 2011, NOA- Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku ka reaguar lidhur me qëndrimin e ministrit të Financave Ridvan Bode lidhur me faljen fiskale.
- Avionët Amerikanë shkatërrojnë disa nga pikat strategjike të kolonel Gedafit E diel, 20 mars 2011, NOA- (Update) Në vazhdën e sulmeve mbi Libi avionët e nisura nga SHBA-ja, Franca e Britania kanë shkatërruar disa nga pozicionet strategjikëve të ushtrisë së Muamar Gedafit.
- “Arrest me burg” për Admir Tafilin, ekzekutoi dy ditë më parë vëllezërit Pjetrushi Tiranë, 20 mars 2011, NOA- Admir Tafili, i shumëpërfoluri i ditëve të fundit, për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi nga Malësia e Madhe, është vendosur zyrtarisht mbrapa hekurave, pas masës së sigurisë së dhënë ndaj tij.
- Rusia dhe Kina: “Jo” sulmeve mbi Libi E diel, 20 mars 2011, NOA- Dy prej shteteve më të fuqishme në botë, Kina dhe Rusia nuk i kanë mbështetur sulmet e nisura mbi Libi, madje i kanë kritikuar ato.
- Kryeministri Berisha: Sulmet mbi Libi, kontribut për lirinë Tiranë, 20 mars 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha pak minuta më parë përshëndeti fillimin e sulmeve mbi Libi. Sipas tij operacionet e nisura janë bërë në bazë të ligjit dhe pro së drejtës ndërkombëtare, për të mbrojtur civilët Libianë.
- Nikolla: Protestë për listat e zgjedhësve, Basha po përgatit manipulimin e 8 majit Tiranë, 20 mars 2011, NOA- Anëtarja e Kryesisë së Partisë Socialiste njëherësh kryetarja e minibashkisë nr.1 në Tiranë, Lindita Nikolla akuzoi ditën e sotme ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha se po ndryshon listën e zgjedhësve duke shtuar banorë të rinj.
- Prangoset Vlonjati xheloz, masakroi me thikë vajzën me të cilën bashkëjetonte Vlorë, 20 mars 2011, NOA- Gjatë mbrëmjes së djeshme Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 37 vjeçar i cili kishte masakruar me thikë vajzën me të cilën bashkëjetonte.
- Bushati: Dëmi i naftës u pagua shumë shtrenjtë, por Kryeministrit i leverdis të mos dijë Tiranë, 20 mars 2011, NOA- Sërish vijojnë akuzat nga ana e partisë Socialiste për korrupsionin e përfolur në lidhje me naftën në ditët e fundit.
- Shitja e armëve Si dy djem amerikanë u bënë tregtarë të fuqishëm t
- Balla: Bilanci i sigurisë tragjik, pushteti i Saliut dhe Lulit është njehsuar me krimin Tiranë, 20 mars 2011, NOA- Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, reagoi ditën e sotme lidhur me bilancin e vrasjeve të ndodhur gjatë javës.
- Arrestohen gjashtë të rinj, një vajzë në grupin e shpërndarësve të drogës Tiranë, 20 mars, NOA – Policia e Tiranës ka arritur të shkatërrojë një grup shpërndarësish droge në kryeqytet. Gjashtë të rinj, mes tyre dhe një vajzë 22 vjeçare kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Rrugicat”.
- Vodhi të dhënat e kompanive ajrore, arrestohet italiani në Tiranë Tiranë, 20 mars, NOA – Një italian është arrestuar dje nga policia e Tiranës pasi dyshohet si autor i vjedhjes së informacionit të disa kompanive të fluturimeve ajrore në Tiranë.
- Arrestohet mësuesi, 200 mijë lekë për një dëftesë pjekurie Tiranë, 20 mars, NOA – Dy persona kanë rënë nën prangat e policisë pasi dyshohen si autorë të falsifikimit të dëftesave të shkollës së mesme. Personat e arrestuar janë
- Zbulohet rrezatim në eksportet e Japonisë Japoni, 20 mars, NOA - Zyrtarët tajvanezë kanë zbuluar sasi të rrezatimit në fasulen e importuar nga Japonia. Ky është rasti i parë i ndotjes radioaktive që është raportuar në eksportet e Japonisë.
- Kapen 30 kg hashash në Kakavijë, trafikanti tentoi të korruptonte policin Gjirokastër, 20 mars, NOA – Policia e Gjirokastrës ka arritur të sekuestrojë 30 kilogramë mariuanë e cila ishte destinuar për tregun grek të drogës.
- Gjykata: Burg pa afat për Admir Tafilin Tiranë, 20 mars, NOA - Gjykata e Tiranës ka dhënë paraditen e stome masën e sigurisë “Burg pa afat” për Admir Tafilin. Tafili akuzohet për vrasjen e ndodhur dy ditë më parë në Shkodër, ku siç pranoi veti ai në polici, ekzekutoi dy vëllezërit Nikë dhe Gjovalin Pjetrushi, 31 dhe 25 vjeç.
- Policia u ndalon banorëve të Dukatit protestën në Himarë Himarë, 20 mars, NOA – Policia ka bllokuar aktualisht banorët e zonës së Dukatit që të udhëtojnë për në Himarë, ku kanë njoftuar mbajtjen e një proteste paqësore kundër kryetarit të Bashkisë Vasil Bollano.
- Dëbimi i romëve, banorët protestë për arrestimet Tiranë, 20 mars, NOA – Dhjetëra banorë të zonës së Stacionit të Trenit në periferi të kryeqytetit kanë protestuar sot për arrestimet e bëra nga policia në lidhje me dëbimin e romëve.
- Olldashi: Në prill hapet një pjesë e rrugës Levan-Vlorë Vlorë, 20 mars, NOA Në fund të muajt Prill pritet të hapen për trafikun 16 kilometrat e autostradës Levan-Vlorë, në segmentin Novoselë-Hyrje e Vlorës.
- Në pritje për të parë Presidentin Pacolli “Ajo mori e pashtershme “zbulimesh” rreth personazhit Pacolli e ka pasur gjithsesi të mirën e vet. Mund të thuhet pa e tepruar se qytetarët e Kosovës e njohin sot personalitetin njerëzor të Presidentit të tyre shumë e shumë më mirë nga ç’njihnin personalitetin njerëzor të Rugovës apo të Sejdiut.
- NATO, sot vendimi për ndërhyrjen në Libi Bruksel, 20 mars, NOA - Këshilli i NATO-s pritet të vendosë sot nëse Aleanca do të përfshihet në koalicionin perëndimor kundër Libisë, apo do të sigurojë vetëm ndihmë të logjistikës dhe inteligjencës për shtetet pjesëmarrëse në ndërhyrje.
- Zhduket një adoleshent në Durrës Romanat (Durrës), 20 mars, NOA – Një 16-vjeçar raportohet i zhdukur në fshatin Romanat të qytetit të Durrësit. Korrespodenti i Agjencisë NOA njofton se bëhet fjalë për të riun, Blerti Kodra, humbja e të cilit është raportuar mbrëmjen e djeshme nga familjarët në komisariatin e policisë së qytetit bregdetar
- Protesta çdo dy ditë, kërkohet largimi i qeverisë kroate Kroaci, 20 mars, NOA - Në kryeqytetin kroat Zagreb disa mijëra protestues kanë kërkuar sërish dorëheqjen e qeverisë. Demonstruesit protestuan para selisë së partisë në pushtet dhe lëshuan parullat: "ne jemi kroatë" dhe në drejtim të kryeministres Jadranka Kosor "Jaco, zhduku".
- Banorët e Dukatit, protestë në Himarë kundër Bollanos Himarë, 20 mars, NOA – Qindra banorë nga zona e Dukatit në Vlorë janë nisur drejt Himarës për të zhvilluar një protestë kundër kryetarit të Bashkisë së Himarës Vasil Bollano.
- Shoqatat Shqiptare në diasporë: Çështja Çame të zgjidhet në Tiranë Çikago (SHBA), 20 mars, NOA - Shoqata Çamëria me seli në Çikago, të shtunën organizoi orën e kujtesës historike kombëtare për rolin e Diasporës në zgjidhjen e çështjes së dhimbshme kombëtare shqiptare çame.
- Antikultura e lulëzuar Shqiptare Kemi, prej disa kohësh, mundësinë e “pakufizuar” që të shohim filmat mediokër shqiptarë të para viteve `90. Pamvarësisht një nostalgjie që ata realisht përçojnë për ata që i kanë jetuar ato vite, bindemi në distancë kohore, se më e shumta jo vetëm që nuk i qëndron kohës, por janë shkolla më e mirë
- Dita e parë e luftës në Libi, Tripoli: 48 viktima civile Tripoli (Libi), 20, NOA – Mbi bazat ushtarake të Gedafit në Libi, forcat perendimore kanë hedhur mbi 100 rakete, duke goditur objektiva të rëndësishëm.
- Pasqyra e Shtypit, 20 mars 2011 Tiranë, 20 mars, NOA – Gazetat shqiptare të ditës së sotme kanë si argument kryesor arrestimet e ndodhura dje në Tiranë, ku kanë rënë në pranga 9 persona të akuzuar për korrupsion dhe shitjen ndeshjesh në kampionatin e futbollit.
- Bajern, në garë në kampionatin gjerman Berli, 20 mars, NOA - Pas skualifikimit në Ligën e Kampionëve Bajerni i Mynihut vazhdon të jetë në vendet kryesuese në tabelën e klasifikimit pas fitores 2:1 me Freiburgun.
- Japoni pritet rritje e numrit të viktimave të tërmetit Japoni, 20 mars, NOA - Si pasojë e tërmetit dhe cunamit në Japoni kanë humbur jetën shumë me tepër njerëz, nga sa mendohej deri tani. Vetëm në prefekturën Miyagi policia llogarit më shumë se 15.
- Gadafi: Do të mbrohem nga “agresioni kolonial” Libi, 20 mars, NOA - Në invazionin më të madh ndërkombëtar në botën arabe, që nga ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në Irak më 2003, forcat perëndimore kanë kryer sulme nga ajri dhe deti, në përpjekje për të detyruar trupat e udhëheqësit libian, Muamer Gadafi, të ndalojnë sulmet kundër civilëve dhe
- Sulmi në Libi dhe rikthimi i Napoleonit Francë,20 mars, NOA- Takimi i Parisit përfundoi. Avionët gjuajtës francez fluturojnë për në Bengasi. Në 17:45 predhat e para goditën trupat e Gedafit.
- Libi, bombardohet baza ajrore: Gadafi kërcënon objektivat civile në Mesdhe, Franca mohon lajmin e rënies së avionit Rabat, 20 Mars NOA- Breshëri raketash nga qielli dhe deti në Libi. Vazhdon operacioni “Odisea Dawn” (Odisea në agim) ku aktualisht marrin pjesë Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

