English

Dita e parë e luftës në Libi, Tripoli: 48 viktima civile

Tripoli (Libi), 20, NOA – Mbi bazat ushtarake të Gedafit në Libi, forcat perendimore kanë hedhur mbi 100 rakete, duke goditur objektiva të rëndësishëm. Ndërkohë që Kina, pas Rusisë, ka shprehur rezerva për nisjen e sulmit në këtë mënyrë. Nga ana tjetër, televizioni shtetëror libian ka deklaruar se nga sulmi i Francës dhe SHBA-ve kanë humbur jetën 48 persona, mes të cilëve gra, fëmijë dhe pleq.

Gjatë natës së sotme kanë hyrë në veprim edhe avionë të forcave ushtarake angleze.

Ndërkohë që “Al Jezzera” njofton se forcat e Gedafit kanë nisur luftime të ashpra në Bengasi, qyteti që aktualisht kontrollohet nga kundërshtarët e kolonelit.

SHBA ka vënë në përdorim raketa Tomahok, të njëjtat që janë përdorur edhe në luftën e Gjirit Persik.

KOMENTE