English

Japoni: Rëndohet bilanci i viktimave të tërmetit apokaliptik

Hong kong, 20 mars 2011, NOA – Rëndohet bilanci zyrtar i viktimave të tërmetit apokaliptik me magnitudë 8.9 ballë të shkallës Rihter që goditi Japoninë Verilindore të premten e shkuar të 11 marsit dhe cunamit me dallgë 10 metra të larta që mori gjithçka i doli përpara në veri të vendit.

Policia japoneze bën të ditur se deri më tani numërohen plot 8 450 viktima, ndërkohë që 12 931 personave të tjerë nuk u dihet as nami e as nishani.

Ndërkohë mësohet se vetëm në prefekturën e qytetit Miyagi, një nga më të goditurit prej cunamit të së premtes së shkuar, policia vendase ka hedhur hipotezën se në këtë zonë llogariten 15 mijë viktima.

Autoritetet e policisë theksojnë se numri i të zhvendosurve nga zonat e epiqendrës së tërmetit dhe cunamit janë 360 000 persona.

mit/NOA

KOMENTE