Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komuniteti Mysliman: Kundërshtojmë vetë-deklarimin e etnisë dhe fesë
English

Komuniteti Mysliman: Kundërshtojmë vetë-deklarimin e etnisë dhe fesë

Tiranë, 20 mars 2011, NOA- Komuniteti Mysliman Shqiptar ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku është diskutuar lidhur me ndërtimin e xhamisë së re si dhe regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

Këshilli i Përgjithshëm i KMSH ka mirëpritur nismën për ndërtimin e xhamisë së re në Tiranë që në fillimin e saj, por në arritjen e këtij objektivi, Këshilli i Përgjithshëm konstaton mjaft pasiguri, përderisa nuk është zgjidhur leja e sheshit të ndërtimit dhe shpronësimi i sipërfaqes së truallit që nuk është në pronësi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, si dhe paqartësi të tjera.

Sipas KMSH-së, Xhamia e re në kryeqytet mbetet një nevojë më se emergjente dhe një e drejtë e pakontestueshme, e padiskutueshme e besimtarëve myslimanë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

Një tjetër çështje e diskutuar ka qenë edhe diskutimi për regjistrimin e popullsisë, ku Këshilli i përgjithshëm ka gjykuar se regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare nuk i shërben integritetit dhe stabilitetit social dhe politik në Shqipëri.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë u ka bërë thirrje organeve kompetente që në formularin e regjistrimit të popullsisë të hiqen pikat e vetë-deklarimit të etnisë dhe fesë.

Çështja e deklarimit të fesë ka ngjallur mjaft debate edhe në radhët e përfaqësuesve politik, të cilët e kanë kundërshtuar këtë nismë.

a.y/NOA

KOMENTE