Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Libi, bombardohet baza ajrore: Gadafi kërcënon objektivat civile në Mesdhe, Franca mohon lajmin e rënies së avionit
English

Libi, bombardohet baza ajrore: Gadafi kërcënon objektivat civile në Mesdhe, Franca mohon lajmin e rënies së avionit

Rabat, 20 Mars NOA- Breshëri raketash nga qielli dhe deti në Libi. Vazhdon operacioni “Odisea Dawn” (Odisea në agim) ku aktualisht marrin pjesë Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara. Italia dhe Kanadaja, dy anëtarë të tjerë të koalicionit ndërkombëtar, nuk kanë marrë ende pjesë aktive në operacion. Italia është duke ofruar përkrahje të rëndësishme logjistike nëpërmjet sigurimit të shtatë bazave ushtarake të koalicionit.

Sipas burimeve të Pentagonit, janë të paktën 110 raketa Tomahawk lëshuar mbi një duzinë objektivash të ndjeshme të Kolonelit: bateritë antiajrore dhe depot e karburantit. Televizioni libian flet për "sulmet”, ndërsa civilët libianë janë strehuar rreth bunkerve të kolonelit në Tripoli. Raketa e parë kundër forcave qeveritare libianë është lëshuar nga avionët franceze në orën 17:45: përqendruar në katër tanke të Gadafi.

Në Tobruk ka shpërthyen një gëzim i pakontrolluar kryengritësve, i cili u pasqyrua në ekranin e televizionit satelitor Al Xhazira. "Më në fund, Franca i ka dhënë shpresë popullit libian", ka thënë një zëdhënës i qeverisë së përkohshme të kryengritësve.

Sulmet ajrore nga forcat perëndimore kanë marrë në shënjestër një bazë ajrore afër Misurata ku janë të stacionuar besnikët e Gadafit.

Ndërkohë ushtria franceze mohoi lajmi e transmetuar nga televizioni Libisë sipas të cilit një avion francez dhe "u rrëzua në rajonin e Tripolit. Kolonel Muamar Gadafi ka kërcënuar se do të sulmojë objektivat civile dhe ushtarake në Mesdhe. Duke folur në televizionin shtetëror, udhëheqësi libian tha se "Mesdheu është bërë një fushë e vërtetë beteje tha ai duke i bërë apel afrikanëve, arabëve, dhe aziatikëve të reagojnë në anën e popullit të Libisë kundër armikut.

KOMENTE