English

Pacolli: Ndërhyrja në Libi, përkrah kërkesat për liri

Prishtinë, 20 mars 2011, NOA- Presidenti i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli ka shprehur përkrahjen e tij për ndërhyrjen ushtarake të disa vendeve anëtare të NATO-s kundër ushtrisë së liderit libian Muamar Gedafi.

Nëpërmjet një deklarate për mediat ai ka thënë se, “Sulmi i forcave të NATO-s kundër pozicioneve ushtarake të ushtrisë së Libisë është një akt humanitar, në mbrojtje të popullit të Libisë, kërkesat e të cilit për liri, demokraci dhe prosperitet kanë gjetur përgjigjen e dhunshme të ushtrisë së udhëhequr nga diktatori Gedafi”.

Pacolli ka theksuar gjithashtu se këto sulme, janë në dobi të paqes dhe të sigurisë në gjithë rajonin e Mesdheut dhe më gjerë.

Ai ka shprehur besimin se sulmet do ta detyrojnë Gedafin të ndalë sulmet ndaj popullit të tij dhe të largohet nga pushteti, duke i hapur kështu rrugë demokracisë në vend.

Edhe Pacolli ashtu sikurse Kryeministri Hashim Thaçi ka bërë një paralele me situatën që përjetoi Kosova gjatë sulmeve serbe.

Ai ka shtuar më tej se për të lehtësuar situatën është e nevojshme dhënia e ndihmave humanitare në ndihmë të popullsisë civile.

Ndër të tjera Presidenti Pacolli ka dhënë urimin e tij në një plotësim sa më të shpejtë të kërkesave të koalicionit nga ana e kolonel Gedafit, në mënyrë që të kthehet sa më shpejt normaliteti në vend

KOMENTE