English

Parashikimi i motit për 21 Mars 2011

Tiranë, 20 mars 2011- Persa i perket dites se hene zonat e ulta dhe bregdetare do te dominohen nga kthjellime dhe vranesira te lehta ndersa zonat malore te kene vranesira dhe shira te dobet te karakterit lokal.

Ne mesdite pjesa me e madhe e vendit do te jete me kthjellime dhe vranesira te here pas-hershme.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb në pjesen e dyte e dites parashikohet qe vranesirat dhe shirat e dobet te mbeten ne zonat malore pergjate kufrit Lindor duke e lene pjesen tjeter te Shqipërisë me kthjellime dhe vranesira kalimtare.

Te njejtat kushte atmosferike do te mbeten gjate nates dhe deri mengjesin tjeter.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne mengjes por mesdita do te sjelle 2 grade rritje te temperaturave ne vend duke bere qe vlera maksimale ne rang vendi te shkoje 19 grade celcius ne Vlore dhe Sarande.

Era do te fryje e lehte dhe ne toke dhe ne det me shpejtesi 25 km/h dhe drejtim perendimor-Veriperendimor, duke bere qe dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te jete

2 balle.

Europa

Moti– E hene, 21 mars 2011

Te henen pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te jete me mot te kthjellet perjashtuar rajonin e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit te cilet do te mbetet ne kushtet te paqendrueshme atmosferike pasi vranesirat dhe shirat do te jene prezent gjate gjithe dites por me intesitete te ulta.

Problematike situata paraqitet ne gadishullin Skandinav ku reshjet e dendura te shiut dhe debores do te shoqerohen me stuhi te forta ere sidomos Suedia e cila do te marre sasi te konsiderueshme te reshjeve.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Ballkani Perendimor rrezikon reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh;

Zona e Alpeve alarmon stuhi ere dhe debore te dendur;

Skandinavia do te mbetet me ere te forte dhe reshje shiu e debore.

e.t/NOA

KOMENTE