Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia u ndalon banorëve të Dukatit protestën në Himarë
English

Policia u ndalon banorëve të Dukatit protestën në Himarë

Himarë, 20 mars, NOA – Policia ka bllokuar aktualisht banorët e zonës së Dukatit që të udhëtojnë për në Himarë, ku kanë njoftuar mbajtjen e një proteste paqësore kundër kryetarit të Bashkisë Vasil Bollano.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se forcat e shuma të policisë dhe drejtues të lartë të forcave të rendit të Qarkut të Vlorës kanë bllokuar rrugën dhe nuk lejojnë që karvani me dhjetëra makina të mos udhëtojë për në Himarë.

Mësohet se drejtuesit e policisë u kanë sugjeruar banorëve të Dukatit se nuk është ky momenti për të zhvilluar një protestë në Himarë. Ndërkohë që drejtues të Kuvendit të Dukatit thonë se kanë marrë të gjitha lejet e nevojshme për të zhvilluar këtë aktivitet.

Karvani ndodhet në Qafën e Llogarasë dhe nga policia bëhet e ditur se nuk do të lejohen që të ushtojnë për në Himarë. Gjithsesi, banorët po negociojnë me drejtuesit e policisë.

Marshimi paqësorë i banorëve të komunave të bregdetit ka ardhur si reagim ndaj qëndrimeve të kryebashkiakut të Himarës Vasil Bollano, pasi në faqen zyrtare të Bashkisë së Himarës është shkruar se Dukati, Tragjasi, Radhima, Orikumi si dhe 30 fshatra të tjera të Labërisë janë me ndërgjegje kombëtare greke.

a.k.NOA

KOMENTE